Categories Lajme

Presidenti Meta kërkon anulimin e karantinimit për shtetasit që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbështet gjetjet e Avokatit të Popullit, i cili kërkon anulimin e karantinimit të shtetasve që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institucioneve të tjera që jo vetëm të anulojnë këtë vendim, por edhe kanë përgjegjësinë të hulumtojnë dhe të marrin vendime që njëkohësisht me garantimin e sigurisë shëndetësore, të respektojnë edhe të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.

Në vijim reagimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Mbështes plotësisht gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, për anulimin e menjëhershëm të Urdhërit nr. 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe institucionet përgjegjëse shtetërore, përfshirë dhe pikat kufitare, jo vetëm duhet të anulojnë çdo vendimmarrjeje, që rëndon pozitën e shtetasve shqiptarë në mënyrë jo proporcionale, por kanë përgjegjësinë të hulumtojnë dhe të marrin vendime që njëkohësisht me garantimin e sigurisë shëndetësore, të respektojnë edhe të drejtat dhe liritë themelore, siç është e drejta për të zgjedhur.
Është për të ardhur keq, që emigrantëve në kufi, që kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, u është kërkuar nënshkrimi i një formulari me detyrim, për vetëkarantinimin 14 ditor.
Kjo kërkesë ka ardhur mbi bazën e një akti që nuk kishte hyrë ende në fuqi, pasi Urdhri nr. 219, datë 19.4.2021, i ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si një akt me karakter normativ, në përputhje me nenin 117, pika 1, të Kushtetutës, merr fuqi juridike vetëm pasi botohet në Fletoren Zyrtare. Akoma më i keqardhur ndihem për faktin se, në situatën pandemike, vijon mosbotimi i akteve zyrtare në kohë dhe një urdhër që pasohet me sanksione administrative, zbatohet pa hyrë ende në fuqi, e publikohet 2 ditë pas miratimit e zbatimit.
I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përmes Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin, dhe çdo organi tjetër kompetent për dhënien e masave administrative, të kenë kujdes nga dalja e Rekomandimit të Avokatit të Popullit për anulimin e Urdhrit 219, datë 19.4.2021, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Merrni masa të reagoni me përgjegjshmëri, objektivitet, dhe jashtë ndikimeve politike! Mos cenoni të drejtën e votës së bashkatdhetarëve tanë! Edhe 48 orë nis llogaridhënia për shkelësit e Kushtetutës dhe të ligjit!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME