Categories Lajme

Presidenti Meta mesazh urimi për Pashkët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shqiptar shkruan drita që kurrë nuk perëndon le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë.

Postimi i Metës: KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!

Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe mbarë popullit shqiptar!

Më shumë shëndet, mbarësi, begati dhe paqe në familjet tuaja!

Drita që kurrë nuk perëndon le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë.

Ngjallja e Krishtit është triumfi i jetës mbi vdekjen, i së mirës ndaj së keqes dhe i dashurisë mbi urrejtjen.

Vetëm me dashurinë brenda dhe përreth nesh dhe me shpresën e madhe, që na jep besimi i palëkundur në Zot, ne do të mund të hapim çdo derë, të rrëzojmë çdo mur, të mposhtim padrejtësitë e arrogancën dhe të kapërcejmë çdo vështirësi.

Të ndjekim shembullin e jetës dhe veprës së Krishtit, që na mëson se pavarësisht sakrificave që kërkohen, fuqia e dashurisë dhe e shpresës ka një energji që nuk mund të ndalet dhe as të shpërbëhet.

Të mos harrojmë se vetë Biri i Perëndisë u përplas me djallëzitë, padrejtësitë, intrigat, pabesitë dhe tradhëtinë, me armiqësinë, gënjeshtrat dhe urrejtjet, por na dëshmoi se sa do të pathyeshme të duken, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë të mirën ta mposhtë të keqen.

Siç na mëson edhe Ungjilli i Shenjtë: “Të bekuar janë ata, që kërkojnë dashurinë e Tij, që kapërcen çdo mendje”.

NGA MOT GËZUAR PASHKËN!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME