Categories Lajme

Presidenti Meta: Respekt për vlerat më të larta atdhetare të patriotit Shejh Myhedin Shehu

Presidenti i vendit Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Rahovec të Kosovës, ka shprehur nderimin e tij për dijetarin e udhëheqësin fetar, Shejh Myhedin Shehu, në monumentin e të cilit ka vendosur një kurorë me lule së bashku me kryeministrin e dorëhequr, Ramush Haradinaj.

Në një mesazh në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan se nuk mund të largohej pa u përulur para veprës së ndritur të atdhetarit dhe dijetarit të ndritur, Shejh Myhedin Shehu.

Në vijim mesazhi i plotë i Presidentit

Gjatë vizitës time në Rahovec, nuk mund të mos ndalesha për t’u përulur me nderim e respekt të thellë para veprës së ndritur të patriotit, atdhetarit, humanistit, dijetarit dhe udhëheqësit të ndritur fetar, Shejh Myhedin Shehut, njërit prej personaliteteve më të shquara të kësaj treve, dy herë i burgosur politik në burgjet jugosllave dhe i vrarë nga forcat e Millosheviçit brenda në “Teqen e Madhe” për shkak të veprimtarisë së tij të palodhur për të drejtat dhe lirinë e shqiptarëve.
Falënderim të veçantë për nipin e tij, Shejh Besim Shehun dhe besimtarëve të shumtë për mikpritjen sipas traditës në “Teqen e Madhe”. Respekt për vlerat më të larta patriotike e atdhetare që trashëgon ndër breza kjo familje me kontribut të madh për çështjen kombëtare, veçanërisht për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME