Categories Lajme

Presidenti Trump refuzon menjëherë që të përballet në debatin e dytë me Biden

Presidenti amerikan Donald Trump  refuzoi menjëherë të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial pasi Komisioni për Debatet sugjeroi që përballja të ishte virtuale, dhe jo fizike, siç kishte qenë herën e kaluar. Donald Trump tha të enjten në mëngjes se nuk do të marrë pjesë në një debat virtual me kandidatin demokrat për President, Joe Biden. “Jo, unë nuk do ta harxhoj kohën me një debat virtual,” shtoi Presidenti, i cili prej disa ditësh tashmë është prekur dhe është duke u trajtuar për Covid 19.

Gjendja e Trump pasi qendroi për 72 orë në spitalin ushtarak duket të jetë e qendrueshme, megjithatë kjo nuk ka bërë që komisioni i debateve, të mendojë një përballje direkte në një sallë mes tij dhe Biden. Kujtojmë se në debatin e parë mes Trump dhe Biden nuk pati një fitues të qartë, ndërsa shumë prej komenteve e cilësuan përballjen mes dy kandidatëve për presidentë si kaotike.

Natën e kaluar është mbajtur edhe debati i parë në mes të dy kandidatëve për pozitën e zëvendës-presidentit në Shtetet e Bashkuara. Kandidatja demokrate për këtë pozitë, Kamala Harris, është përballur me nënpresidentin aktual të SHBA-së, Mike Pence, për një varg çështjesh, ndonëse koronavirusi ka qenë në qendër të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME