Categories Sport

5 shqiptarë pritet të luajnë titullarë për Maqedoninë e Veriut kundër Kosovës

Hiç më pak se pesë futbollistë shqiptarë pritet të luajnë titullar për ekipin kombëtar të Maqedonisë së Veriut kundër Kosovës sot në Shkup, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Maqedonia e Veriut është nikoqire e Kosovës në Arenën Kombëtare Todor Proeski, në një ndeshje gjysmëfinale të play-off’it për pjesëmarrje në Euro 2020, që zhvillohet sonte në orën 20:45.

Fituesi i këtij takimi përballet me fituesin e takimit Bjellorusi – Gjeorgji në finalen e nëntorit për një vend në fazën grupore në Euro vitin e ardhshëm. Trajneri i kombëtares Igor Angelovski maqedonase i fitoi gjashtë futbollistë me prejardhje shqiptare për ndeshjen kundër Kosovës, Egzon Bejtullahin e Shkëndijës, Visar Musliun e Fehervar, Ezgjan Alioskin e Leeds United, Arijan Ademin e Dinamo Zagrebit, Fehran Hasanin HJK Helsinkit dhe Enis Bardhin Levantes.

Angelovski nuk do t’i ketë në dispozicion vetëm dy futbollist, portierin Martin Bogatinov dhe yllin e Napolit, Elif Elmas. Mungesa e Elmasit i ka dhënë hapësirë Hasanit të luajë titullar, sipas mediave lokale.Formacionet e mundshme i Maqedonisë së Veriut: Maqedonia e Veriut: Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev

Maqedonia e Veriut është në formë më të mirë kohëve të fundit, pasi i ka tri fitore, një barazim dhe dy humbje në gjashtë ndeshjet e fundit. Maqedonasit e mposhtën 2:1 Armeninë dhe barazuan 1:1 me Gjeorgjinë në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen për të atin, 13 vite pas aksidentit

“Do të hiqja dorë nga gjithçka për të folur me të”/ Mick Schumacher rrëfen dhimbjen…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë

Flamurtari ndalet në Fushë-Krujë, Iliria fiton 2-1 dhe merr kreun e Kategorisë së Parë Iliria…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME