Categories Lajme

Presidenti Zelensky urdhëron evakuimin e banorëve nga Donjecku: Jeta juaj më e çmuar!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se Qeveria ka vendosur që të urdhërojë evakuim të detyrueshëm të banorëve nga rajoni i Donjeckut, që është skenë e luftimeve intensive me forcat pushtuese ruse.

Gjatë një adresimi në orët e vona të 30 korrikut, Zelensky tha se qindra-mijëra njerëz ende janë në zonat e luftës në rajonin e Donbasit dhe se ata duhet të largohet.

“Sa më shumë njerëz që të largohen tani nga Donjecku, aq më pak njerëz do të ketë kohë ushtria ruse që të vrasë”, tha ai, duke shtuar se banorët që do të evakuohen do të kompensohen.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk citohet të ketë thënë se evakuimi duhet të ndodhë para se të nisë stina e dimrit, pasi që furnizimet me gaz natyror në këtë rajon janë shkatërruar.

Zelensky tha se qindra-mijëra persona vazhdojnë të jetojnë në zona të Donbasit ku po zhvillohen luftime të ashpra.

“Shumica po refuzojnë të largohen, por kjo gjë duhet të ndodhë”, tha ai.

Rusia nisi pushimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Pas dështoi që ta marrë kontrollin e Kievit, Moska përqendroi ofensivën e saj në rajonin e Donbasit, që përbëhet nga Donjecku dhe Luhansku. Përveç në këtë rajon, luftime të ashpra po zhvillohen edhe në jug të Ukrainës, përkatësisht në rajonin e Hersonit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME