Categories Lajme

Prestigjiozja amerikane: Flamingot po dynden drejt lagunës shqiptare

Rregullat e mbylljes në shtëpi kanë mërzitur disa njerëz në Shqipëri, por, me krahët e tyre ”të prerë” për shkak të pandemisë së koronavirusit, ata kanë lejuar që flamingot dhe zogjtë e tjerë të lulëzojnë në një lagunë bregdetare pranë detit Adriatik, shkruan gazeta prestigjioze amerikane ”The Washington Post”. Zyrtarët lokalë dhe banorët thonë se popullsia e flamingove ka arritur deri në rreth 3 000 në Lagunën e Nartës, një habitat i rëndësishëm i shpendëve ujorë, që u kthyen në vitet e fundit pas një mungese të gjatë.

Vëzhguesit e zogjve gjithashtu kanë vërejtur më shumë pelikanë, çafka dhe specie të tjera këtë pranverë në lagunën 28 ​​kilometra katrore, që ndodhet 145 kilometra në jug të Tiranës. “A nuk është e bukur të shohësh flamingo të patrembur përreth?”, pyet Dhimitër Konomi, pjesë e një grupi lokal që administron peshkimin tregtar në Lagunën e Nartës, ndërsa zogjtë e mëdhenj me qafë të gjatë qëndrojnë në ujërat e cekëta.

”Ndalimi i funksionimit të një kriporeje dhe ulja e aktivitetit njerëzor të të gjitha llojeve gjatë pandemisë shpjegon pse zogjtë po grumbullohen në lagunë”, thotë Nexhip Hysolokaj, një ekspert rajonal i biodiversitetit. ”Flamingot janë një specie shumë delikate dhe mospasja përreth automjete ose vizitorë u përshtatet atyre”, shton ai. “Ata kanë gjetur ushqim dhe qetësi dhe kjo ka të ngjarë t’i ndihmojë ata të shumohen”, tha Hysolokaj. Studiuesit planifikojnë të studiojnë flamingot për të parë nëse qetësia e krijuar nga koronavirusi është e favorshme për shndërrimin e lagunës në një vend ku mund të bëjnë fole dhe të shumohen.

Konomi thotë se një lagune e mbushur me jetë është një thesar që mund të nxisë turizmin. Por, Hysolokaj është më pak i prirur të tërheqë turistët konvencionale në lagunën që është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me dunat rëre, ligatina, ishuj dhe plazhe që mbështesin faunën e larmishme si dhe zogjtë. Ai e përshkruan atë si “mushkëritë” e Vlorës, qyteti më i afërt. “Duhet të ketë një turizëm të qëndrueshëm, por alternativ. Natyrisht le të vijnë kampistë, t’i përdorim plazhet, të përdorin biçikletat apo udhëtimet edukative sepse Vlora është shumë afër”, shton ai./ a.jor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME