Categories Lajme

Primaret/ Berisha: Të përshpejtohet procesi për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin!

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti pasditen e kësaj të mërkure një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Tiranës.

Në fjalën e tij Berisha u ndal tek primaret, ku bëri me dije se krahas anëtarësisë do të marrin pjesë dhe të gjithë simpatizantët e PD-së. Berisha u kërkoi kryetarëve të degëve që të bëjnë të mundur që procesi i primareve të jetë një histori suksesi dhe të fitojë më i miri.

Ai kërkoi një përshpejtim të procesit për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin, pavarësisht axhendës së publikuar.

“Kryesia ka diskutuar për rregulloren e primareve, përgjegjësia tani shkon te seksionet dhe ky është decentralizimi që ne tregojmë. Seksioni i organizimit do tu ndajë listat dhe do të jenë dokumenta zyrtarë, mbi të cilat seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë. Në këto primare ne jemi të hapur për çdo simpatizantë të PD-së të kandidojë.

Absolutisht se cilin preferojnë simpatizantët tanë, ata janë të lirë të votojnë së bashku me anëtarësinë tonë. Ne nuk ofrojmë diçka të kontrolluar, ofrojmë diçka të vërtetë.

Cilido që kërkon të vijë nga diaspora është i mirëpritur. Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë një proces i sukseshëm.

Është bërë një lloj axhende dhe mbi bazën e atij kalendari do të ecet. Për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të mundohemi t’i përshpejtojmë”, tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME