Categories Bota

Princ Harry mbërrin në Angli, karantinohet në pallatin Kensington

Princi Harry tashmë është kthyer në atdheun e tij për të marrë pjesë në varrimin e gjyshit, Princit Philip , të shtunën më 17 prill. Ai do të jetë kështu pranë babait dhe vëllait të tij pas një kohe të gjatë larg tyre.

Ribashkimi i familjes me rastin e varrimit të Dukës së Edinburgut komentohet gjerësisht sot nga shtypi britanik, duke vënë në dukje se dy vëllezërit, Princi Harry dhe Princi William do të qëndrojnë pas arkivolit të gjyshit të tyre për ta përcjellë për në banesën e fundit. Sipas mediave britanike, fluturimi i British Airways nga Los Angeles, i cili transportonte Dukën e Sussex, u ul në Aeroportin Heathrow të Londrës dje, përcjell abcnews.al. Teksa mbante një maskë të zezë, gazeta “Sun” shkruan se Princi Harry u prit në aeroport nga policia me një “Range Rover” të zi.

Duka i Sussex do të karantinohet në Nottingham Cottage në Pallatin Kensington, sipas Daily Mail. Burimet thonë se nipi i Princit Philip, i cili kohët e fundit shkaktoi tensione të mëdha në familjen mbretërore, do të dalë nga izolimi nëse testi Covid del negativ pas pesë ditësh. Të shtunën, Buckingham konfirmoi se Princi Harry do të kthehej në Britani nga Shtetet e Bashkuara, ku banon me gruan e tij shtatzënë, Megan Markle dhe djalin e tyre, Archie.

Dukesha e Sussex nuk udhëtoi me të, pasi mjeku i saj nuk e lejoi. Sipas faqes zyrtare të qeverisë së Londrës, ata që mbërrijnë në Britani nga vendet e huaja duhet të izolohen për 10 ditë. Megjithatë, para se të largohej nga SHBA dhe të mbërrinte në Mbretërinë e Bashkuar, Harry u testua për Covid. Për më tepër, udhëtarëve u lejohet të dalin nga karantina pas pesë ditësh, nëse testi i tyre është negativ në rast se duan të marrin pjesë në varrimin e një të afërmi,  një kategori që përfshin Princin Harry.

Vetëm pjesëmarrja në varrim është e lejuar dhe Princi Harry nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ngjarje të tjera përkujtimore që mund të mbahen. Kjo do të jetë hera e parë që Princi Harry do të ketë kontakte me familjen e tij pas intervistë që ai dha me gruan e tij për Oprah Winfrey. Princi Harry për herë të fundit e pa gjyshin e tij më 8 maj 2019, kur u fotografua me të, sipas gazetës britanike ” The Sun “.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME