Categories Lajme

Princ Leka shfaqet me dorën e fashuar në shtëpinë muze në Lushnje, çfarë i ka ndodhur?!

Ditën e djeshme u përkujtua 100-vjetori i Kongresit historik të Lushnjes, ku u shoqërua me disa aktivitete jo vetëm në Lushjnje, por edhe në Tiranë.

Në këto aktivitete morën pjesë politikanë, historianë dhe figura të tjera të njohura. Në shtëpinë muze në Lushnje, në të cilën është mbajtur kongresi historik i Lushnjës, u zhvillua dhe ceremonia përkujtimore, në të cilën ishte i pranishëm edhe Princ Leka së bashku me bashkëshorten e tij Elia Zaharia. Ajo që ra në sy gjatë kësaj ceremonie, ishte fakti se Princ Leka është parë i fashuar në dorën e djathtë, ndonëse nuk dihet se çfarë i ka ndodhur pasardhësit të Mbretërisë.

Dje u festua 100-vjetori i Kongresit të Lushnjes, një prej më të rëndësishmëve në historinë e kombit tonë shqiptar. Kongresi i Lushnjes ka zhvilluar punimet që prej datës 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Ky kongres ka luajtur rolin më të rëndësishëm në historinë e kombit shqiptar, pasi qëllimi i mbajtjes së këtij kongresi ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në këtë kongres ka marrë pjesë rreth 50 përfaqësues nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME