Categories Lajme

Princesha e Japonisë martohet me shokun e klasës, heq dorë nga paratë dhe pallati mbretëror

Princesha japoneze Mako do të martohet me të fejuarin e saj ish-shokun e saj të klasës në kolegj Komuro më 26 Tetor. Mbesa 29-vjeçare e Perandorit Naruhito u fejua me Kei Komuro, 29 vjeç, në 2017 dhe mahnitën publikun me dashurinë e tyre në një konferencë për shtyp.

Ata u takuan për herë të parë në Universitetin Ndërkombëtar të Krishterë në Tokio në 2012, u fejuan në 2017, dhe dasma e tyre e vonuar do të realizohet këtë vit.

Por raporti i tyre ra preh e tabloidëve që flisnin për një mosmarrëveshje financiare midis nënës së Komuro dhe ish të fejuarit të saj ndaj dhe martesa u shty. Ndërkohë që për shkak të lajmeve princesha prej kohësh po vuan nga një formë e çrregullimit të stresit post –traumatik.

Sipas ligjit japonez, anëtarët e familjes mbretërore femra humbasin statusin e tyre pas martesës, nëse martohen me një jo nga familja mbretërore, ndërsa, anëtarët meshkuj nuk e bëjnë.

Ashtu sikurse e kërkon tradita pas martesës, Mako do të largohet nga familja mbretërore. Gjithashtu nuk do të ketë asnjë ceremoni mbretërore për këtë event, ndërsa princesha ka vendosur të heqë dora nga e drejta për të përfituar një milion Dollarësh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME