Categories Lajme

Prindër, kujdes kur fëmija është duke luajtur në një cep… paralajmërimi i fortë nga Lira Gjika

“Diskriminimi i njeriut nga njeriu fillon e tiret në fëmijëri, nga ato bisedat e papërgjegjshme të të rriturve për X dhe Y. Fëmija luan në një cep me lodrat e tij dhe ky është momenti kur fëmija është në kulm të përqendrimit për të dëgjuar me vëmendje të rriturin. Energjia e tij e madhe që nuk e lë të përqendrohet, tani është e kanalizuar në lojë dhe kështu ka mundësi të dëgjojë me vëmendje të rriturin. Të rriturit të bindur se fëmija nuk dëgjon, flasin pa e kontrolluar veten. Të rritur pranë fëmijës, prindër, kini kujdes kur flisni sidomos kur fëmija luan në një cep, madje mund t’u këtë kthyer edhe kurrizin, por vëmendjen e ka te ju. Fëmija regjistron gjithçka dhe pak nga pak, ndërton opinionet e tij sipas fjalëve dhe qëndrimeve të të rriturve, sidomos të prindërve të tij. Kështu tirret e mira dhe e keqja në shpirtin e një fëmije dhe kur rritet nuk i shpëton dot modelimit të fëmijërisë. Edhe pse jetojnë në një vend edhe pse mësojnë e punojnë bashkë, nëse kanë mësuar të dallojnë të metat e tjetrit, zor se do të ndërtojnë ura komunikimi dhe respekti të njeriut ndaj njeriut”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME