Categories Bota, Lajme

Prindërit kujtonin se ishte shpërngulur, gruaja gjendet e vdekur në një mur betoni

Policia australiane ka identifikuar trupin e një gruaje, eshtrat e së cilës u gjetën brenda një muri betoni vitin e kaluar, ndërsa vlerëson se vrasja ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë.

“Lee Glover, e lindur në vitin 1971, kishte dëmtime të shikimit dhe dëgjimit dhe ishte rreth 38 vjeç në kohën e vdekjes së saj”, tha policia e Queensland në një deklaratë të enjten.

Sipas mediave të huaja, duket se Glover ishte një “grua thellësisht e izoluar” për të cilën ekzistojnë pak prova pasi ajo as nuk u raportua e zhdukur.

Vdekja e saj u bë publike dhjetorin e kaluar, kur pastruesit gjetën mbetjet e saj pas një muri betoni në bodrumin e një kompleksi apartamentesh në Alderley në periferi të Brisbane.

U deshën tetë muaj që autoritetet të konfirmonin identitetin e Glover duke përdorur ADN-në dhe bazat e të dhënave, u tha gazetarëve inspektori Andrew Massingham, duke shtuar se vdekja e saj po trajtohet si një vrasje dhe është nën hetim.

“Informacionet thonë se ajo ishte shumë e tërhequr, kishte një mënyrë jetese shumë të qetë dhe të rezervuar dhe nuk ishte aktive në mediat sociale”, tha Massingham.

Policia kontaktoi prindërit e saj dhe ata thanë se kishin humbur kontaktin me të pak para zhdukjes së saj dhe besonin se ajo ishte zhvendosur diku tjetër në vend.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME