Categories Lajme

Prindërit të frikësuar për fëmijët, zbulohen raste në shkollat e Fierit dhe Vlorës

Megjithë zërat për infektim të nxënësve në shkollën “Naim Frashëri” ne Fier procesi mësimor po vazhdon normalisht madje në hyrje të shkollës ka dyndje prindërish dhe nxënësish pa respektuar distancën prej 1.5 metrash.

Zyrtarisht Drejtoria Arsimore në Fier sqaroi se nxënësi i infektuar nuk ka marrë pjesë në mësim pasi u infektua përpara nisjes së vitit shkollor ashtu si një mësuese dhe sanitare e kësaj shkolle. Megjithatë kjo nuk i ka qetësuar prindërit të cilët thonë se kanë frikë për infektimin e fëmijëve

“Frikën e kemi, por s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë një prind. Edhe në Delvinë, pas zbulimit se tre pjesëtarë të shkollës “Kosta Cavo” nxënësit janë kthyer në bankat e shkollës. Fëmijët ndjehen të frikësuar, por thonë se do të tregohen të kujdesshëm.

“Kam pasur frikë, por kemi masa”, thotë një nxënës. Edhe në Vlorë pas zbulimit të dy rasteve me të infektuar në radhët e mësuesve, gjatë një kontrolli gjatë një kontrolli për zbatimin e masave anti-Covid kreu i ishsh Vlorë Lorenc Rexho tha se mësimi ka nisur normalisht. “Ka patur një shkollë. Dy mësues me Covid janë marrë masa. Mësuesit janë karantinuar. Mësuesit e tjerë negativ”, shprehet ai. Rexho u ka bërë thirrje prindërve për të evituar grumbullimet para shkollave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME