Categories Lajme

Prishtinë/ Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike 2019 – “Ujë për të Gjithë”

Prishtinë | Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike 2019 – “Ujë për të Gjithë”
Konferenca 3 ditore mblodhi politikbërësit, vendimarrësit, partnerët e huaj dhe aktorët kryesorë të sektorit të ujit të Shqipërisë e Kosovës për të prezantuar sfidat dhe të ardhmen e sektorit të
Alqi Bllako, Drejtor i Përgjithshëm, AKUM në fjalën e tij në Panelin Hapës, Sesioni Plenar “Ujë për të Gjithë” të kësaj Konference u ndal në disa nga sfidat kryesore të sektorit të për Shqipërinë.

“Sektori i ujit në Shqipëri pavarësisht reformimeve të shumta ndër vite dhe sfidat e përballura është ende sot një sektor në tranzicion. Investimet e drejtpërdrejta të qeverisjes qëndrore në këtë sektor kanë qenë dhe janë të mëdha dhe vetëm prej mungesës së mirëmenaxhimit, furnizimi me ujë nivel kombëtar vazhdon të jetë mesatarisht 13 orë ujë/ditë; kjo është një situatë e papranueshme. Sektori në vendin tonë i është nënshtruar një reformimi të thellë strukturor në vitet e fundit, por kjo nuk është forma finale e tij.

Proçesi i agregimit është sot prioriteti ynë, me synimin për të fuqizuar financiarisht ndërrmarrjet UK për t’ju shërbyer me cilësi qytetarëve shqiptarë.
Megjithatë, sot ky sektor na shfaqet edhe në një tjetër dimension. Ne kemi modele të gjalla suksesi prezente në Shqipëri, që funksionojnë më së miri në nivelet financiare dhe menaxhimit. Ato drejtohen nga profesionistë që i kanë dedikuar jetën e tyre shërbimit të këtij sektori, dhe kanë arritur nivele performance që ne krenohemi në nivel kombëtar.
Në 2013 vetëm një zonë urbane raportonte pranë AKUM 24 orë ujë/ditë, në 2018 vetëm 8 prej tyre, dhe  brenda 2021 ne synojnë të mbulojmë të paktën 95% të zonave urbane më 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi.
Zonat rurale nuk janë asesi jashtë vëmendjes sonë. Me partnerët tanë ndërkombëtarë synojmë të nisim një projekt madhor brenda 2020 ku do të kërkojmë dhe angazhimin e Bashkive në bashkëfinancim me ne si qeverisje qëndrore.
Jemi të vetëdijshëm se sfidat për 58 ndërrmarrjet UK janë të shumta. Por unë besoj se aseti i tyre më i vyer janë burimet njerëzore . Kemi lançuar si qeveri një program kombëtar të çertifikimit e trajnimit të stafeve bazuar në testim për UK-të në Shqipëri, jo vetëm për të mënjanuar çdokënd që aksidentalisht është në këtë sektor, por mbi të gjitha për të vlerësuar ata që i kanë dedikuar jetën këtij sektori prej dekadash dhe nuk janë vlerësuar sa duhet.
Kosto e energjisë elektrike ngelet një nga çështjet më shqetësuese si kosto direkte shumë e lartë për UK-tëm ndaj ne po identifikojmë forma alternative burimi energje për to. Kemi nisur një projekt me burim impiantet fotovoltaike për një nga UK-të, duke synuar ta shtrijmë edhe në ujësjellsat e Bashkive të tjera.
Sfida e së ardhmes jo vetëm për Shqipërinë por globalisht për këtë sektor janë efektet e ndryshimet klimatike. Mund të duket utopike për një vend si Shqipëria , e dyta në Evropë për burime ujore , por është prezente dhe ne po e ndjejmë çdo vit. Ndryshimet klimatike po na përballin nga viti në vit me shterim të burimeve dhe pakësim të prurjeve ujore. Ne duhet të veprojmë në kohën e duhur. Jemi ende midis vendeve që nuk kemi një strategji apo plan veprimi për mitiguar efektet e këtyre ndryshimeve në këtë sektor; por fatmirësisht jemi në kohë dhe po punojmë me partnerët tanë për të. Nëse dimë dhe veprojmë në kohën e duhur do të arrijmë të adresojmë siç duhet zgjidhje të qëndrueshme me kosto efektive”

Rreth 55 autorë dhe ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë të sektorit të ujit, paraqitën punimet e tyre në seancat plenare të kësaj Konference Organizim dhe punë e shkëlqyer e Shoqata Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë dhe Shoqata Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës

Image may contain: 7 people, people sitting and indoorImage may contain: 11 people, suitImage may contain: 1 person, indoorImage may contain: 5 people, people smiling, people standingImage may contain: one or more people and crowd

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME