Kristjan Preçi. Pallati ku ai banonte në Thumanë u rrënua plotësisht nga lëkundjet e forta. Babai i 25-vjeçarit ka rrëfyer bisedën e tij të fundit me djalin dhe dëshirën e paplotësuar të tij për të festuar më 28 Nëntor ditëlindjen e mamasë së tij. Kristjani kishte punuar punuar dy muaj për këtë ditëlindje dhe po priste të merrte rrogën.
“Biseda ime e fundit ka qenë po atë natë, para se të ndodhte kjo, darka e datës 25, rreth orës 19:00. Kishte dy muaj që kishte filluar punë dhe nuk i kishte marrë akoma lekët. Kishte filluar në një fabrikë këpucësh afër Fushë-Krujës. Ishte akoma në provë si të thuash, erdhi pronari i vetë që solli lekët e djalit që kishte punuar, se nuk i kishte marrë akoma rrogën. Kam pasur këtë kujtim me djalin atë natë: Nëna e vet më datë 28 Nëntor ka pasur ditëlindje. Më thotë babi, kur t’i marr lekët do ta marr mamin edhe gjyshen dhe do të shkoj të haj një drekë tek një restorant që është këtu, që kushton pak, se kam filluar edhe punë dhe kam qejf që ta çoj mamin dhe nënën”, është shprehur i ati i Kristianit.
