Categories Sport

Prita ndaj napolitanëve, kapet kryetifozi i Interit

Zhvillim i rëndësishëm në kuadrin e hetimit për përplasjet e dhunshme para ndeshjes Inter-Napoli luajtur më 26 dhjetor. Marco Piovella, kryetari i grupimit ultras të tribunës veriore (Curva Nord) të Interit, është arrestuar sot. Piovella ishte paraqitur në kuesturë më 29 dhjetor, pasi emri i tij ishte përmendur nga Luca De Ros, një prej tre të arrestuarve të parë, si frymëzues i pritës ndaj tifozëve të Napolit, ku dhuna fizike degjeneroi dhe pati të plagosur, por edhe një të vdekur. Piovella, lindur në 1984 në Pavia, ka nofkën “i kuqi” dhe është një ndër liderët e “Curva Nord”, në veçanti i grupimit “Boys S.A.N.”, si dhe është përgjegjës për koreografitë, prej shumë vitesh.

Sipas mediave italiane Piovella është nën akuzë edhe për vrasje, ndër të tjera, sepse sipas hetuesve Piovella mund të jetë një ndër ata që morën pjesë në mënyrë aktive dhe nga afër në ngjarjen ku mbeti i vdekur Daniele Belardinelli. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që makina që shtypi Belardinellin kishte Piovella-n në timon. Akuzat e tjera ndaj tij janë sherr me plagosje, hedhje sendesh të rrezikshme dhe shkaktim lëndimesh. Përveç kësaj, Piovella rezulton i denoncuar edhe për dhunim të Daspo-s, sepse nuk lejohej t’i afrohej San Siros gjatë ndeshjeve të futbollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME