Categories Kuzhina

Receta e biskotave të shijshme shumëngjyrëshe

Përveçse shumë të shijshme për t’u ngrënë, biskotat e festave janë një argëtim më vete për fëmijët. Kujdesuni që të përdorni ngjyrues natyralë dhe gëzojuni festave! Aroma e biskotave do të jetë e shkëlqyer!

Përbërësit:
* 90 g gjalpë I butë si krem
* 100 g sheqer
* 1 kokërr vezë
* 1 majë thike kripë
* 1/2 lugë e vogël me sodë për ëmbëlsira
* 200 g miell
* pak kanellë sipas dëshirës

Për glasenë sipër duhet:
* 150 g sheqer pluhur
* 2-3 lugë lëng limoni ose portokalli

Për glasenë:
Në një tas, hedhim sheqerin duke e kaluar në sitë dhe shtojmë pjesë-pjesë lëngun e limonit derisa të shohim që përftohet një krem që hapet lehtësisht. Shtojmë ngjyrues ushqimor sipas dëshirës dhe pasi ta përziejmë mirë, lyejmë menjëherë biskotat me të. I lëmë ato të thahen në temperature ambienti për të paktën 7/8 orë dhe i ruajmë për një javë në një kuti me kapak.

Përgatitja: Në një tas, hedhim miellin dhe sodën me sitë, më pas kripën dhe i përziejmë me lugë druri e i lëmë mënjanë. Me rrahësin elektrik të vezëve ose në robot, përziejmë për 5 minuta gjalpin dhe sheqerin. Shtojmë vezën, kanellën dhe pjesëpjesë edhe përzierjen e miellit, pa ndërprerë përzierjen e tyre. Marrim brumin, e lyejmë me pak miell sipër, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 1 orë ose edhe më shumë, nëse keni kohë (mund të ruhet në frigorifer deri në 3 ditë).

Ndezim furrën në temperaturën 180°C. Pasi brumi ka pushuar në frigorifer, marrim pjesë të vogla prej tij dhe duke përdorur pak miell i hapim me petës, me trashësi jo më pak se 5 mm. I japim formën që dëshirojmë dhe i vëmë në tavë ku kemi shtruar letër pjekjeje. I pjekim për 8-13 minuta ose derisa të shohim që kanë marrë ngjyrë anash, ndërsa në mes janë ende të bardha. I heqim dhe i lëmë të ftohen në tavë, sepse kur janë të nxehta janë shumë delikate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME