Categories Lajme

Priten reshje të dendura orët në vijim/ IGJEUM: Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

Ditën e sotme dhe nesër priten reshje të dendura. Instituti i Gjeoshkencave vlerëson se ka rrezik për përmbytje në disa zona.

RESHJET Nga parashikimet e IGJEUM, sot pasdite (e martë, dt.12) dhe nesër (e mërkurë, dt.13) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe mesatare në qarqet e tjera. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme dhe pjesën e parë të ditës së nesërme. Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve përgjatë fundit të ditës së martë dhe nivelet me të larta në pjesët e tyre fushore do jenë në mesditën e ditës së mërkurë. Nivelet maksimale paraprakisht mendohet se nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.

Llogaritjet hidrologjike për lumenjtë kryesorë do të ndryshohen nga IGJEUM në varësi të sasisë së reshjeve që do të bien në basene. Për çdo ndryshim në lidhje me përmbytjet do kemi komunikim të ri.

TEMPERATURAT

LEXO EDHE  Tirana pa drita/ Ja zonat ku do ketë ndërprerje të energjisë nesër dhe pasnesër

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 15/20 °C;
  • Në vendet e ulëta: 15/20 °C;
  • Në vendet malore: 9/15 °C.

ERA Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë mesatare deri shumë e fortë në bregdet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME