Categories Lajme

Pritet përkeqësimi i motit / Peleshi: Do të kemi mobilizimin e të gjitha bashkive

Sinoptikanët parashikojnë se mesditën e kësaj të hëne do të nisin reshjet e shiut dhe pritet të jenë prezentë deri në mesin e kësaj jave.

Në një komunikatë për mediat, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshika ju ka bërë thirrje kryetarëve të bashkive që të merren masa në rast se do të ketë problematika në zona të caktuara të vendit si pasojë e reshjeve të shiut.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi është shprehur se kjo nuk është një situatë, e cila do të ketë nevojën e strukturave të larta pasi sipas tij mund të menaxhohet lokalisht.

Niko Peleshi: Duke filluar nga sot pas mesditës në pjesën kryesisht veri-perëndimore të vendit, duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit, do të kemi intensitet të reshjeve, me intensitet mesatar dhe deri diku të lartë.

Po e bëj këtë komunikim për të shmangur emergjencat që mund të jenë deri diku dhe lokale, jemi në një stinë që nuk favorizon përmbytjet, një lajm i mirë është menaxhimi i kaskadës që nuk do të ketë nevojë për shkarkim, e cila ndodh vetëm kur kemi reshje me intensitet të lartë dhe kur jemi të detyruar të bëjmë shkarkime të detyruara në të gjithë kaskadat e Drinit, Fierzës dhe Komanit.

Shkarkimet do të jenë zero në të gjithë territorin, vetëm intensiteti i përqëndruar në kohë i reshjeve në lokalitete në pjesën veri-perëndimore mund të shkaktojë fryrje të përrenjve dhe në situatë që mund të bëhet shkak për përmbytje lokale. Shpresojmë që kjo do të parandalohet, por gjithsesi do të kemi mobilizimin e të gjitha bashkive por edhe kryepleqtë e fshatrave, banorët, të shmangin lëvizjet në rrugë të cilat kërcënohen, të sinjalizojnë në kohë në rast të një rrëshqitje apo situatë që duhet ndërhyrja e emergjencave.

Nuk është një situatë, e cila do të ketë nevojën e strukturave të larta, mund të menaxhohet lokalisht por e kemi për zakon dhe është një zgjedhje e mirë të lajmërojmë në kohë për të shmangur dëmtimet jo e jo në njerëz por edhe në dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME