Categories Lajme

“Pritja ka shkuar aty ku s’mban më”- qytetarët në Kamëz i qajnë hallet, Bashes

Banorët dhe bizneset në Bashkinë e Kamzës janë ndër më të prekurit nga pasojat e krizës ekonomike pas pandemisë. Gjatë takimeve me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, ata pohojnë se ose nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, ose ajo është fare e pamjaftueshme, duke i lënë në mëshirë të fatit.

Bizneset dhe qytetarët pohuan se varfëria është rritur, po ashtu edhe numri i atyre që marrin ushqime me listë, ndërsa konsumi ka rënë. “Tani s’kanë mundësi njerëzit, se janë varfëruar. Leku ka rënë”- tha një tregtar mishi në dyqanin pa klientë, ndërsa një tregtar tjetër e shikon problemin tek faturat e larta.

“Nuk blejnë njerëzit, sepse të thonë që nuk kanë lekë, lashë 80-100 mijë lekë drita thotë. Lekët e bukës, lekët e mishit i le për dritat.”

E njëjta situatë pa klientë ishte edhe në bizneset e tjera të vogla, me të cilët u takua Basha. “Janë shtuar ata që vijnë e marrin me listë ushqimet, vajin, sheqerin, orizin. Ka raste dhe bananet i marrin me listë me shpresën se do t’i paguajnë kur të marrin rrogën ose pensionin”.

“80 mijë lekë paguaj dritat, kam edhe qira, ai na dha vetëm 400 mijë lekë. Po a jetohet 4 vetëm me 400 mijë lekë për 4 muaj?”- u shpreh një tregtar.

Duke pohuar se xhiro ka rënë shumë dhe se njerëzit nuk blejnë më si më parë, një zonjë nxori papunësinë tek të rinjtë si një nga problemet madhore.

“Kam 3 vajza me nga 2 diploma, me mesatare të mirë, por janë pa punë”- tha ajo. Edhe një i ri që Kryetari Basha takoi në rrugë, gjatë bashkëbisedimit me të, tregoi padurim se kur do të ndryshojë kjo situatë.

“Qytetari: A ekziston ndonjë fije shprese që të rrimë këtu, të punojmë këtu, të jetojmë këtu?

Lulzim Basha: Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, madje për të marrë edhe ata që janë larguar. Ajo që duhet është që burimet e vendit, pasuritë e vendit dhe taksat tuaja dhe të prindërve tuaj të shkojnë për ekonominë dhe të shkojnë për t’ju ndihmuar juve, sepse sot gjithçka po punon për 5 veta.

Qytetari: Qytetarët janë lodhur! Pritja ka shkuar aty ku s’mban më. Të gjithë e kanë mendjen për të ikur.

Lulzim Basha: E di, por nuk duhet të ikni. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë e të ndryshojmë këtu, se kudo që të ikësh, më mirë se këtu në vendin tënd nuk ka. Problemi nuk është Shqipëria, problem është qeveria, është qeverisja e keqe.

Qytetari: Atë e dimë të gjithë po edhe sa duhet? Edhe sa do të presim ne dhe ta durojmë këtë qeveri?

Lulzim Basha: Një orë e më parë. Zullumit po i vjen fundi. Veç të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Institucionet, taksat, buxhetin, ekonominë t’ua kthejmë shqiptarëve. Dhe të jesh i sigurt, kur ta bëjmë këtë, do të ketë shanse për rininë dhe për këdo tjetër. Shanse për punësim, shanse për mirëqenie.”- theksoi kreu i opozitës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME