Categories Lajme

Privatizimi i 45 mijë metra2 tokë në Gjirin e Lalëzit, GJKKO pranon kërkesën e “Rrumit të Shijakut”

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Aleksandër Lahos alias “Rrumi i Shijakut” lidhur me çështjen e përvetësimit të 45 mijë metër katrorë në Gjirin e Lalëzit.

Mbi Lahon rëndon akuza për veprën penale “Korrupsion aktiv” ndërsa pritet që gjykata të lexojë pretëncën për “Rrumin e Shijakut” gjatë seancës së rradhës që do të mbahet më 24 dhjetor.

Kujtojmë që Laho i ka dhënë 900 mijë lekë që avokati i shtetit, Irgen Kërçyku, të mos merrte pjesë në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, palë e paditur  ZVRPP Durrës dhe palë e tretë Avokatura e Shtetit si dhe për të mos kryer një veprim që lidhet me detyrën e tij konkretisht, për të mos bërë në vijim ankim në Gjykatën e Apelit, për vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ish avokati Irgen Kërçyku është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite burgim për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ky rast korrupsioni doli në dritë pas atentatit që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, ku në mjet me të ishte dhe “Rrumi”. Në celular atij ju gjet një video, ku fliste me Kërçukun për ryshfet me qëllim që mos apleonte procesin për çështjen e pronësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME