Categories Lajme

Privatizimi i plazheve, gazetari: Kush nuk i ka 5 euro për shezllon, të shkojë të lahet në Lanë?

Gazetari Mentor Kikia shprehet se plazhet shqiptare janë zaptuar nga bizneset private dhe nuk kanë mbetur më plazhe publike. I ftuar në emisionin ‘Arena’ të Dritan Hilës, Kikia tha se të gjithë shtetasit kanë të drejtë të pushojnë në plazhet publike sepse paguajnë taksa.

Mentor Kikia: Ai që do të bëjë biznes, merr sipërfaqen që i takon, paguan taksa, por kjo nuk do të thotë që duhet të përjashtohet nga e drejta për të bërë plazh edhe ai që nuk i ka ato 5 euro. Ai që nuk i ka ato 5 euro që të ulet tek ky shezllon çfarë duhet të bëjë? Duhet të shkojë të lahet në Lanë ai?

Dritan Hila: Ti këtë llogjikë pse nuk e pranon kur shkon në një restorant me 5 yje dhe të vijë një tjetër. Lëre atë se po vjen me bukë me vete.

Mentor Kikia: Nuk po i shkon pushuesi shqiptar t’i ulet në shezllon, as në tavolinë me bukë me vete. Duhet që në këtë pjesë të territorit që quhet Republika e Shqipërisë çdo shtetas ka të drejtë ta vërë prapanicën në rërë dhe të lahet në det. Të shkosh në plazhet e gjirit të Durrësit kanë mbetur apo nuk kanë mbetur 300 metra rërë plazh publik. Unë e shkel plazhin çdo vit. Nuk ka mbetur më rërë pa ngulur shezllonet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME