Categories Lajme

Problematika e bujqësisë në fshatrat e Vlorës/ Diskutohen zgjidhjet me ministrin e Bujqësisë

Problematikat e fshatrave të zonës së Lumit të Vlorës ishin në qendër të një takimi të deputetit të qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Politikave të Bujqësisë, Irfan Tarelli.

Gjatë takimit deputeti Sinaj renditi një sërë problematikash si subvencionimi për çdo krerë i të gjithë blegtorëve, të cilët kanë aplikuar në zyrat e Agropikës dhe janë shpallur fitues paraprakë dhe ndërtimi i kanaleve vaditëse të Peshkëpisë, Mesaplikut, Bratit, Gjormit, Harvalasë, Kallaratit, Bolenës, Dushkarakut, Shkozës, Sevasterit dhe Petës.

Një tjetër çështje e ngritur në këto takime ishte edhe mbrojtja e tokave bujqësore të fshatit Karbunar nga gërryerja e Lumit Vjosë si edhe mbrojtja e tokave bujqësore të fshatrave Drashovicë, Vranisht e Kuç nga gërryerja e lumit Shushicë.

“Në vitin 2015, e gjithë infrastruktura e ujitjes dhe kullimit me Vendim të Këshillit të Ministrave, u është transferuar bashkive, përveç kanaleve vaditës parësor që e marrin ujin direkt nga lumi me rrjedhje të lirë ose në rezervuarë, të cilët janë në administrim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, – theksoi Sinaj.

Për këtë arsye, vijoi Sinaj, ministri Çuçi më siguroi se do të shikojë me prioritet kanalin vaditës Peshkëpi-Selenicë si edhe mundësinë e vaditjes së fushave të Lapardhasë e Gumenicës me anë të kanalit të Harvalasë, duke qenë se janë kanale parësore dhe administrohen nga Ministria.

Deputeti Sinaj diskutoi edhe me inxhinierin Andi Vila, me të cilin ra dakord që së shpejti do ta shikojmë nga afër me grupin e punës këtë kanal për të azhornuar projektin e tij.

“Po ashtu do të shikojmë nga afër edhe dëmtimin e tokave bujqësore të fshatit Karbunar, të cilat kanë pësuar gërryerje nga Lumi Vjosë. Sa i përket subvencionimit të blegtorëve, u informova se po punohet nga qeveria për nxjerrjen e një vendimi, i cili do të shtojë fondin e AZHBR-së për këtë masë, megjithëse interesimi im nuk do të mbetet me kaq për zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi”-, tha Sinaj.

Deputeti i qarkut të Vlorës falënderoi ministrin Çuçi dhe drejtorin Tarelli për mundësimin e këtij takimi dhe për trajtimin me interes nga ana e tyre të këtyre problematikave./k.s/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME