Categories Lajme

“Probleme dhe zënka me gruan”/ 42-vjeçari u gjet i pajetë 1 muaj pas zhdukjes, familja mohon vetëvrasjen: S’kishte depresion e borxhe, dyshojmë se…

Plot mister shoqërohet vdekja e 42-vjeçarit që gjet i pajetë sot në një godinë të braktisur në Fier. Trupi i pajetë i Julian Priftit u konstatua në lagjen 16 Prilli, ndërkohë që policia dyshon se ai mund të jetë vetëvrarë, duke u mbytur.

Përmes një reagimi, familjarët e të ndjerit kanë hedhur poshtë këtë pretendim, duke shtuar se ai mund të jetë vrarë. Prifti rezultonte i zhdukur prej gati 1 muaj.

Sipas nipit të viktimës, Juliani nuk kishte probleme financiare dhe borxhe, pasi kishte një punë që nxirrte të ardhura.

Mes të tjerash familja e 42-vjeçarit ngre gishtin e akuzës drejt familjarëve të bashkëshortes së Julianit se mund të kenë lidhje me ngjarjen.

REAGIMI Përtej momenteve të vështira qe po kalojmë si familje nga humbja e befasishme e njeriut tone te dashur Julian Prifti, një punëtori që çdo mëngjes shkonte ne pune per te mbajtur fëmijët e vete, një babai ne moshe fare te re vetëm 42 vjeç dhimbja dhe revolta jone shtohet nga “gazetarët” qe ne garën për klikime shpifin pa fakte duke dëmtuar kujtimin për njeriun tone te dashur, Juli ishte një punëtor në një sipërmarrje private me rroge mbi mesataren e vendit dhe nuk kishte probleme të natyrës ekonomike, vetem kete muaj ai do te merrte 10 milionë Leke si pasoje e nje trashegimie nga babai qe humbi jetën vitin e kaluar nga COVID, ne si familje përjashtojmë plotësisht mundësinë që Juli te kishte probleme ekonomike qe mund t’a çonin drejt vetëvrasjes, ne bisedat tona me ate perpara se te ndalnin shenjat e jetes jo vetem nuk kemi pare shenjat edhe me vogla te depresionit por e kujtojmë si nje person qe kishte plane per te ardhmen ku kishte qellim te niste nje pune te re jashte vendit pa gruan. Juli kishte vetem nje llogari te pa paguar prej 60 mije lekesh te reja ne nje kompani makinash me qira qe nuk mund te jete kurrsesi motiv per vetëvrasje teksa kjo shume eshte me e vogel se sa rroga mujore.

Ne si familje e Julit kemi arsye te dyshojmë per probleme me bashkëshorten, zënka mbi motive te faktuara qe i kemi shprehur ne polici dhe largim te familjareve te saj (vëllait) nga Shqipëria menjëherë pasi deklaruam ne polici humbjen e shenjave te jetës. Dyshimet tona mbi nje ngjarje te mundshme kriminale i kemi shprehur te Policia e Shtetit dhe jemi duke pritur qe shqetësimet tona te deklaruara prej kohesh te merren ne konsiderate, por kemi marre mbrapa vetem teori te pa faktuara me prova te cilat rezultuan ne mënyrën me te keqe te gabuara. Shpresojme qe mediat te ndalin ne garen per klikime te perhapin informacione te pa faktuara dhe pa burime por te nxisin autoritetet per te bere punen e tyre. Juxhin Çela, nipi i Julian Priftit. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME