Categories Lajme

Probleme me pronat/ Tre gra në Vlorë kërcënojnë me vetëvrasje, zbulohen kërkesat. Flet bashkëshorti i njërës prej tyre

Tre gra janë ngujuar brenda një dyqani për rreth një orë në Vlorë, ndërsa deklarojnë se ndërtuesit e pallatit nuk i janë përmbajtur aktmarrëveshjes që kanë bërë dhe nuk u kanë dhënë ç’ka ata kanë pretenduar në këtë ndërtesë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për News 24 dhe BalkanWeb se gratë, njëra rreth të 80-ve dhe dy rreth të 50-ve, kërcënojnë me vetëflijim, ndërsa edhe pas ndërhyrjes së policisë, ato kanë refuzuar të dalin jashtë ambientit duke kërkuar zbatim të aktmarrëveshjes që kanë bërë para ndërtimit pallati.

Një prej tyre tha se ka filluar te jetojë në këtë dyqan,  pasi nuk i është dhënë në mënyrë të drejtë nga ndërtuesit aktmarrëveshja. Ende po vijon trataktiva me drejtuesit e policisë që zonjat të dalin nga dyqani.

Ndërkohë pranë xhamit, shihet edhe një bombol gazi, ndërsa shefi i komisariatit është duke tentuar që të bindë gratë të dalin.

Ato thonë se kjo situatë vijon prej vitesh dhe kurrë nuk kanë arritur të marrin banesat që pretendojnë se u takojnë.

Sakaq, jashtë ambientit të këtij lokali ndodhet edhe bashkëshorti i një prej grave i cili shprehet: Problemi qëndron se ne kemi bëtë një marrëveshje dhe nuk i kanë qëndruar marrëveshjes. Kemi 10 vite. Na kanë thënë që nuk ua prishëm ne shtëpinë por shteti, po deshët merrni një apartament, po s’deshët asgjë, kemi dhe kërcënime, një nga ndërtuesit dje tha ‘do ta shikosh veten në ndonjë buzë kanali’ Ne sot po flemë në një dyqan të kapur forcërisht, por falë zotit policia nuk na ka nxjerrë jashtë, kemi 10 ditë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME