Categories Lajme

Problemi në zorrën e trashë, Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni

Vatikani njoftoi se Papa Françesku ju nënshtrua një ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale për shkak të një problemi në zorrën e trashë. Siç thuhet në një deklaratë, 84-vjeçari reagoi mirë ndaj operacionit të realizuar në spitalin Gemelli në Romë. Kjo është hera e parë që Papa Françesku shtrohet në spital që prej zgjedhjes së tij në vitin 2013. “Ati i Shenjtë u shtrua në spitalin Gemelli pasditen e së dielës dhe iu nënshtrua një ndërhyrje të planifikuar kirurgjikale për stenozë divertikulare simptomatike të zorrës së trashë. Papa ka reaguar mirë ndaj ndërhyrjes e cila u krye me anestezi të përgjithshme”.

Më herët gjatë së dielës, kreu i Selisë së Shenjtë ju drejtua mijëra besimtarëve në Sheshin Shën Pjetër duke njoftuar një vizitë në Hungari dhe Sllovaki gjatë muajit shtator. I lindur në Buenos Aires në vitin 1936, Papa Françesku ka humbur një pjesë të mushkërisë së djathtë në moshën 21-vjeçare. Ai vuan gjithashtu nga një problem në ije dhe shiatiku. Edhe Papë të tjerë janë trajtuar në spitalin Gemelli të Romës, përfshirë Gjon Palin e 2-të, i cili u operua atje pas plagosjes nga agresori turk Mehmet Ali Agca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME