Categories Lajme

Procesi kundër Shullazit kthehet në një telenovelë, shtyhet sërish seanca

Shtyhet sërish seanca për dosjen ‘Shullazi’. Ndonëse seanca ishte parashikuar të zhvillohej sot në orën 10:00, avokatët mbrojtës të të pandehurve kanë kërkuar më shumë kohë për  përgatitjen e mbrojtjes. Pas kërkesës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të shtyjë seancën për në datën 30 tetor, ndërsa në sallë nuk ishte pjesëmarrës asnjë nga të pandehurit.

Rreth dy  javë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dha pretencën për Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit të tij, që akuzohen për gjobvënie.

64 vite burg në total ka kërkuar Prokuroria për Shullazin me shokë.  Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 17 vjet burgim për Emiljano Shullazin, 15 vjet burgim për Gilmando Danin, nga 11 vjet burgim për Endri Zelën dhe Endrit Qyqen dhe 10 vjet burgim për Blerim Shullazin.

Në materialin prej 66 faqesh, prokurorët kishin renditur argumentat dhe provat mbi bazën e të cilave kërkuan edhe fajësinë e të akuzuarve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME