Categories Lajme

Profecia e ‘The Simpsons’ godet sërish, parashikimi i protestave në ‘Capitol Hill’ është i frikshëm

Ngjarjet e fundit nga protestat në SHBA kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, teksa disa e kanë cilësuar si fundin e demokracisë amerikane. Por një detaj tjetër është zbuluar së fundmi. Shumë fansa i kanë krahasuar trazirat e fundit me një episod nga seriali i famshëm The Simpsons. Episodi i 31-të i Halloëeen-it i transmetuar në 1 nëntor, titullohej “Treehouse of Horror” dhe përshkruante një skenë apokaliptike ku zjarret digjen nëpër vendlindjen e Simpsons, Springfield, së bashku me automjetet e përmbysur.

Imazhet kanë një ngjashmëri të habitshme me protestuesit e së mërkurës pro-Trump që hynë në ndërtesën e Kapitolit, ku nga përleshjet katër persona humbën jetën.

Një fans shkroi në Twitter: Një tjetër programim parashikues nga Simpsons! Gjithashtu disa fansa krahasuan fotografitë e një Viking që pozoi në dhomën e Senatit, të cilat kishin një ngjashmëri të madhe me një personazh të Simpsons, që qëndronte në majë të ndërtesës së Kapitolit dhe ngrinte një flamur amerikan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME