Categories Lajme

Profesor Dhimitër Kraja tregon tre faktorët që ndikojnë në fatalitet

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik profesori Dhimitër Kraja deklaroi se ka pasur raste vdekjesh mes personave që janë vaksinuar, por që përbëjnë një shifër shumë të vogël në raport me totalin. Ai sqaroi se mes faktorëve që ndikojnë në vdekjen e personave të vaksinuar janë sëmundjet patologjike, faktorët gjenetikë dhe imunitarë.

“Asnjë vaksinë nuk arrin të realizojë një mbrojtje 100 për qind. Kemi vënë në dukje se kanë qenë kryesisht raste të vaksinuar me dy vaksina, por me sëmundje patologjike të ndryshme, të cilët vdekja ishte në një pjesë të rasteve edhe nga faktorë ekstra Sars-Cov-2. Por në raste të tjera mund t’i takojnë subjekteve që nuk i zuri vaksina si duhet.

Vaksina është si ai fidani, që e mbledh me kujdes, në kushte të mira, por jo të gjitha fidanët që mbillen do të lulëzojnë. E treta janë edhe faktorë gjenetikë, faktorë imunitarë, si reagon organizmi. Këto faktor janë ata që kanë çuar në vdekje. Vdekshmëria është 0.0006 për qind e të vaksinuarve, pra një shifër shumë e vogël. Nuk duhet të trembemi se po vdesin edhe raste që janë të vaksinuara“, tha profesor Kraja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME