Në familjen Sejrani, Genti ishte djali i parë,jeta e tij nisi si çdo fëmijë tjetër i lindur para viteve 90, babi i tij një kovaç i nderuar i kategorisë 6 në Metarlugjik mbante familjen me paratë që fitonte një herë në muaj, edhe pse ekonomia në atë kohë ishte e cunguar, dëshira për të pasur një jetë modeste dhe ëndrra për fëmijët ishte e madhe.
Vitet e vegjëlisë i kaloi pranë gjyshërve të babit, ata me fanatizmin e tyre e rritën deri sa mbushi moshën për të shkuar në kopësht.
Pasi mbushi 4 vjeç, bashkë më vëllain një vit më i vogël u regjistrua në kopshtin publik që ishte rreth 15 min në këmbë, aty shfaqi dhe cilësitë e para për të mësuar dije dhe për të arritur aty ku është sot, edhe pse në atë kopsht kishte shumë fëmijë të komunitetitEgjiptian.
Në kopsht ai u dallua për shkathtësinë dhe mençurinë që kishte, ndryshe nga fëmijët e tjerë, ai tregon se “kopshti im kishte shumë fëmijë të komunitetit Egjiptian, por unë nuk e kuptoja këtë ndryshim rrace” .
Fjala Jevg erdhi si pasojë e shumë njerëzëve të ngritur në pozita, ose siç i thonë ndryshë para viteve 90, agallarë dhe bejlerë, ata thërrisnin pjestarë të komunitetit me fjalën “jevg” si poshtërues, si muzikantë apo si kovaç, arsyeja e kësaj fjalë sipas disa historianëve në Shqipëri daton në shekullin e 12-13 gjatë regjistrit të popullsisë nën sundimin Osman.
Për Gentin, fjala jevg ishte e përditshme, por nuk gjentë një lidhje me të, pse njërëzit duhet të thërrisnin një fjalë negative që është popullore ende sot në shoqëri, gjatë festave të fundvitit në klasën e parë, Genti ishte zgjedhur nga mësuesja si nxënësi më i mirë për të marrë një pako që dhurohej nga “Shtëpia e Pionerit”, “gjatë diskutimit mësuesja kujdestare me një mësuese tjetër për përzgjedhjen time, mësuesja reagoi që pse duhet ta marrë “jevgu” pakon dhe jo fëmijët e tjerë” tregon Genti.
Shkathtësia dhe mençuria e tij kishte nxitur mësuesit të reagonin në mënyrë ofenduese për atë, nga ky moment ai kishte marrë një “damkë” mbi shpatulla pa asnjë arsye. Kjo do të shërbente si një rrugë e gjatë për të gjetur motivimin për të ecur përpara i damkosur në shoqëri, i etur për të mësuar dhe për tu bërë dikush në jëtë.
Pasi mbaroi arsimin fillor dhe të mësëm, Genti filloi një etapë të re në jetë, shkollën e lartë.
I vendosur që në jetë të kishte drejtësi, zgjodhi që profilin e tij të kishte ligjin duke siguruar drejtësi për vehten e tij dhe për njerëzit që ai ka ndihmuar, ai gjithmonë kërkon të zhvillojë njohuritë e tij për të krijuar raste precedentë që më pas rrugët e drejtësisë të kenë sado pak dritë jeshile për shoqërinë, e zgjodha drejtësinë pasi tek komuniteti im drejtësia i mungon, unë kërkoj të kontribuoj sado pak për të kërkuar drejtësinë që i përkasin komunitetin Egjiptian-shprehet Genti.
Pas viteve 90, pothuajse fabrikat e përpunimit të metalit u mbyllën në Elbasan, dhe babai i tij Osmani, vazhdoi të tregtonte, Elbasani në atë kohë po zhvillohej në tregti siç është shquar për “Esnafët” si tregtarët më të suksesshëm në ata vite.Shumë pjestarë të komunitetit e panë tregtinë si një punë e cila sot ka ndihmuar shumë “gojë” për të ushqyer dhe për tu integruar në shoqëri me pjesën tjetër, kjo është një nga mënyrat se si mazhoranca sheh dhe gjykon komunitetin Egjiptian në Elbasan-Tregon Genti.
Por ëndrrat e Gentit nuk ishte vetëm drejtësia dhe tregtia, ai sot është një baba shembullor për fëmijët dhe bashkëshorten e tij, për atë çelsi i suksesit për të rinjtë është “dija” dhe përfshirja të rinjve në procese advokuese për të përmirësuar dhe të ndryshojnë sjelljet apo politikat shtetërore ndaj komunitetit Egjiptian.
Dita e tij fillon duke falur namazin e sabahut, duke lexuar disa rrjeshtë të Kuranit, pas këtij ritualit të përditshëm, dita e tij përqendrohet në Qendrën Ligjore për Komunitetin Egjiptian dhe Rome, ku rastet e ndryshme ligjore kanë nevojë për konsultime dhe analizime të legjislacionit për të krijuar mundësi sesi mund të fitohet një rast në mënyre ligjore apo advokuese. Gjatë pasditës Gentin e shohim duke zhvilluar kurse të ndryshme online si:Të drejtat e njeriut, media dhe aktivizmi, gjatë mbrëmjeve ja kushton familjes dhe kujdeset për shëndetine tij fizik dhe psikoligjikduke ecur në natyrë.
Kush e njeh Gentin, e di që ai do të ndihmojë këdo përsa i përket anës ligjore që hasin vështirësi, si një mentor i aftë ai ka ndihmuar shumë të rinj të arsimohen dhe duke i këshilluar drejt punësimin dhe linjës së tyre.
Sot ai është 39 vjeç, një nga sfidat më të mëdha të jetës së tij ka qënë “njohja e komunitetit Egjiptian si pakicë Kombëtarë në Shqipëri”, ai ja doli duke ndryshuar sjellet dhe duke bashkuar shumë mendime në një të vetëm për të mirën e komunitetit dhe për të qënë të barabartë në çdo aspekt, ai e nisi jetën i damkosur si “jevg” por me krenari përpara duke luftuar ende sot që Egjiptianët të jenë të barabartë në shoqëri dhe një jetë më të mirë.
Më gjithë këto arritje, shumë prej të rinjve do të kishin zgjedhur kryeqytetin për të angazhuar akoma më shumë edhe pse jo të kishte pozicione të mira punë, ndërkaq Genti zgjodhi të jetonte në vendin e tij të lindjes në Elbasan, “ajo që më mban në Elbasan është ndjenja pozitivie që kam kur përshëndetem çdo ditë me njërëzit që kam vite që i njoh dhe mundësia për ti ndihmuar nga ana ligjore këta njërëz”-përfundoi Genti.
Beteja
Ai e nisi jetën i damkosur si “jevg” por me krenari përpara duke luftuar ende sot që Egjiptianët të jenë të barabartë në shoqëri dhe një jetë më të mirë