Categories Lajme

Programi i PD/ Bozdo: Taksa e sheshtë 9% shmang në maksimum korrupsionin!

Anëtari i Kryesisë së PD, Enno Bozdo, komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, programin ekonomik të Partisë Demokratike. Bozdo e nisi me propozimin e PD për taksën e sheshtë 9%, ku iu përgjigj akuzave të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit tha se taksa e sheshtë është për të pasurit dhe ulja e saj në 9% bën që oligarkët të përfitojnë mbi 50 milionë euro nga buxheti. Por, për Bozdon, kjo nuk është e vërtetë, pasi sipas tij, nga taksa e sheshtë përfitojnë të gjithë qytetarët, si dhe ekonomia shqiptare.

“Gjithë shqiptarët e kuptojnë se nga taksa e sheshtë përfitojnë të tërë. Taksa ulet dhe më shumë para do të ketë secili nga ne në xhepa. Ajo që është ironike në reagimin e kryeministrit është se ai personalisht në këto 8 vite ka menduar vetëm për oligarkët, që marrin koncesione pa mbarim dhe thela pa mbarim nga ekonomia shqiptare. Ata po shkatërrojnë ekonominë e vendit me përkrahje të fortë politike.

Ne kemi thënë që me këtë program fiton ekonomia. Rama çahet për 50 milionë që do t’i mungojnë buxhetit. Është ironike kur dëgjon personin që krijoi atë grup oligarkësh. Ky është arkitekti i shkatërrimit të ekonomisë, ndarjen e ekonomisë në xhepat e mbështetësve të tij.

Ka të dhëna shumë pozitive për të gjitha e vendet që e kanë aplikuar. Taksa e sheshtë u rekomandua për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, që filluan të ngrenë institucionet e tyre financiare. Taksa e sheshtë lejon kapitalin të qarkullojë, shmang në maksimum hapësirat ligjore për korrupsion dhe i lejon vendeve të krijon benefite në përmirësimin e klimës së biznesit. Kjo taksë në të gjitha vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore ka qenë një taksë mjaft e suksesshme.

Taksa e sheshtë do të shmangë dhe informalitetin, pasi synon të fusë në formalitet të gjithë të punësuarit dhe bizneset. Ne do të kemi më shumë ekonomi, shumë më tepër të ardhura, shumë më tepër të punësuar, si dhe shumë më tepër para për të investuar në shkolla, infrastrukturë, etj. Të gjithë e kuptojnë këtë, përvec kryeministrit, që i can hallin Shqipërisë për 50 milionë euro.

Ne kemi nevojë për shkolla të reja, spitale të reja, ujësjellës, infrastrukturë, etj. Punësimi është elementi kryesor që nxjerr në mënyrë përfundimtare të varfrit nga varfëria. Të gjitha instrumentet që ne kemi në dispozicion është për t’i nxjerrë ata nga varfëria. Ne do të shfrytëzojmë sektorin privat për punësim. Potencialin e kemi. Një ekonomi si e jona ka potencialin të prodhojnë deri në 20 mijë vende pune në vit. Mjafton të rregullohet klima e biznesit, të gjenden indikatorët”, tha Bozdo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME