Categories Lajme

Programi i PD/ Dorjan Teliti: Ja sa do të investohet në katër vite!

Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike, Dorjan Teliti, tregoi detaje për programin e PD-së për ekonominë. Ai tha se me taksën e sheshtë, do të përpiqet të “thithen” investitorët e huaj, të cilët sipas tij që tani kanë shprehur interesin për të investuar në Shqipëri. Gjithashtu ai tha se të gjitha investimet e bëra, në shumë sektorë, përllogariten diku tek 1.8 miliardë euro për katër vite, ndërsa sipas Telitit, përfitimet në buxhetin e shtetit do të jenë mbi 20 miliardë euro.

“Ne kemi investitorët e huaj, që me këto taksa nuk investojnë në Shqipëri. Ne kemi dhënë prova që për investitorët e huaj, dimë si t’i thithim ata, po duhet të plotësojmë kushtet. Pritshmëria jonë është të kemi një kompensim. Nga njëra anë të heqim të ardhurat, duke gjeneruar rritjen ekonomike. Është kahu i të ardhura dhe i shpenzimeve, tek të ardhurat do të kemi më shumë, kemi eksperiencën e vitit 2007. Mjafton të ulësh taksën dhe formalizmi vjen, nuk formatizohet e gjithë ekonomia.

Rritja e pensioneve me 50 milionë euro në vit, strehimi prej 10 milionë eurosh, dyfishimi i ndihmës ekonomike. Pra shikohet tek 100 milionë euro. Ulja e sigurimeve është 300 milionë euro. Duke gjeneruar rritje ekonomike, duke sjellë investitorët të huaj, që janë të gatshëm të vijnë që nesër, ne kemi parë projektet. Pjesa e shpenzimeve vjen 400 milionë euro vitin e parë, 460 milionë euro vitin e tretë. Të katër viteve kjo përbën 1.8 miliardë euro. Ndërsa për katër vite buxheti i shtetit është mbi 20 miliardë euro”, tha Teliti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME