Categories Teknologji

Programi i ri i Inteligjencës Artificiale/ Microsoft investon miliarda dollarë në ChatGPT

Microsoft tha se po bën një “investim shumëvjeçar e miliarda dollarësh” në programin e ri të Inteligjencës Artificiale, ChatGPT. Ata e përshkruan marrëveshjen e re si fazën e tretë të një partneriteti në rritje me OpenAI, por nuk e treguan shumën e saktë të investimeve.

ChatGPT-ja është lëshuar për përdorim më 30 nëntor 2022, por është pjesë e një grupi më të gjerë teknologjish, të zhvilluara nga kompania me qendër në San Francisko, Open AI, e cili ka një marrëdhënie të ngushtë me Microsoft-in. Mjeti është pjesë e një gjenerate të re të sistemeve të Inteligjencës Artificiale (IA-s), që mund të komunikojnë, të prodhojnë tekste të lexueshme sipas kërkesës, e madje edhe të prodhojnë imazhe dhe video të reja, bazuar në një qendër të madhe të të dhënave, ku përfshihen libra digjitalë, shkrime në internet dhe media të tjera.

Për dallim nga modelet e tjera, si GPT-3 nga Open AI, që u lëshua më 2020, për ChatGPT-në mjafton të kesh lidhje interneti dhe atë mund ta përdorësh falas. Ai është i lehtë për t’u përdorur, teksa funksionon si dialog i shkruar mes sistemit të IA-së dhe personit që i bën pyetje atij.

Që nga lëshimi i tij, miliona njerëz e kanë përdorur dhe e kanë testuar këtë program, duke u munduar ta shtyjnë atë të gabojë, apo e kanë përdorur për qëllime më praktike, siç është shkrimi i mesazheve elektronike. Mirëpo, të gjitha këto vetëm sa po e ndihmojnë ChatGPT të përmirësohet. Microsoft tha të hënën se forcimi i partneritetit mund të ndihmojë “në përshpejtimin e përparimit të AI-së për të siguruar që këto përfitime të ndahen gjerësisht me botën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME