Categories Lajme

Projekti për Piramidën/ Kim: Shndërrimi nga një simbol i së kaluarës së errët, në inkubator për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, gjatë ceremonisë së nisjes së zbatimit të projektit për transformimin e Piramidës, u shpreh se, “është vërtetë një kënaqësi shumë e madhe dhe ndërsa kisha mundësi të bëja këtë ecje të shkurtër ishte e pamundur të mos mendoja se historia është një gjë kureshtare”.

“Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë sikur ngjarjet të kenë një jetë dhe vullnet të tyre dhe njerëzit të mbarten në rrjedhën e saj. Nga ana tjetër flasim gjithashtu për historinë në krijim e sipër që nënkupton një krijues, dhe historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot”, tha ajo.

Në vijim, ambasadorja Kim shtoi se, “siç e dimë të gjithë, piramida e Tiranës u hap në vitin 1988 si muzeu i Enver Hoxhës, një festim cinik i diktaturës”.

“Dhe si vetë diktatori dukej se kjo godinë dukej t’u thoshte njerëzve që njerëzit janë subjekte pasivë në rrjedhën e një historie brutale në të cilën nuk kishin asnjë rol”, tha ajo.

Po ashtu, Kim tha se, “siç e dëshmoi populli shqiptar në 91-shin dhe siç e tregojnë ata dhe sot, në fakt ata kishin një rol. Populli shqiptar e shpalli se historia e Shqipërisë është duke u bërë dhe se populli shqiptar është krijuesi i saj”.

Ajo shtoi se, “pak më shumë se një vit më parë Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Vodafon dhe bashkia e Tiranës ranë dakord të krijonin një hapësirë për të nxitur novacionin e teknologjisë. Bashkëpunimi i tyre po shndërrohet tashmë në atë vizion dhe po e shndërron në një realitet. Pres me kënaqësi të shoh këtë partneritet midis qeverisë dhe biznesit, midis amerikanëve dhe shqiptarëve që ta shndërrojnë këtë piramidë nga një simbol të të kaluarës së errët, në inkubator për të ardhmen e ndritur të Shqipërisë, një të ardhme, ku më të mirët dhe më të shkëlqyerit e Shqipërisë të mësojnë, të jenë krijuesit e vetë historisë së tyre”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME