Categories Lajme, Politike

Projekti qeveritar për uljen e pensioneve, përgjigjet opozita

Pyetje e përbashkët: Një prononcim për KOHA JONË në lidhje me kërkesën e ish-ministrit të PS, Ilir Beqja që për të mbushur buxhetin e shtetit, duhet të ulen pensionet dhe pagat e punonjësve të shtetit? Komenti juaj?

Përgjigjet:

Edi Paloka, nënkryetar i PD:

Në këtë rast Beqja, thjesht është përdorur nga Rama si përçues i idesë. Nuk e di nëse Rama zgjodhi qëllimisht Beqjen, një nga tre ministrat e tij më të zhgërryer në korrupsion (autorin e ppp-ve korruptive në shëndetësi) apo as Elisa nuk i ka pranuar e nuk ka guxuar të marrë përsipër një propozim të tillë përvers? Të nxjerrësh Beqen për një propozim të tillë duhet ose të jesh krejt budalla ose të te kenë kapluar krejtesisht cinizmi dhe poshtërsia. Tek Rama janë të pranueshme të dyja në fakt. Çfarë propozon Rama nëpërmjet Beqes? Të ulim pagat dhe pensionet meqë jemi në vështirësi, “jemi në luftë”.

Kjo nuk është deklarata e parë në fakt e këtij lloji, ku ju kërkohen shqiptarëve sakrifica. Mos harrojmë që vetë Rama në fillim ju kërkonte të kursenin e të ushqeheshin vetëm një herë në dy ditë . Për të dalë pastaj tek deklarata edhe me skandaloze e kryetarit të grupit parlamentar “rilindas” i cili në intervistë me Mirela Milorin, pa ju dridhur zëri fare ju rekomandoi shqiptarëve të sakrifikonin e të qëndronin dhe ditë të tëra pa ngrenë : “Unë kam qëndruar 19 ditë pa ngrenë në grevë urie dhe asgjë nuk më gjeti”-deklaroi përfaqësuesi më i denjë i Ramës. E kjo ndodh në një kohë që të gjithë këta, si qeveri dhe si individë, vazhdojnë të vjedhin e të ndajnë me njeri-tjetrin, jo qindarka, po miliona euro nga PPP dhe tenderat që po zhvillojnë dhe këto ditë.

Për t’ju përgjigjur me të njëjtat krahasime që i pëlqejnë Ramës; është njësoj sikur në një familje, për shkak të vështirësive financiare “Babai”  t’ju presë buken fëmijëve që ai vetë të vazhdojë pa u shqetësuar të pijë shampanjë e të prishi paratë me kurva… Këtë propozon Rama nëpërmjet Beqes. Tani do duhet të  dalin ca nga ata pensionistët që nxjerr me video çdo ditë propaganda e “rilindjes” e të dorezojnë vullnetarisht pensionin për hir të udhëheqësit që “marrtë nga ditët e tyre”!

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI:

Pa asnjë dyshim ky është fundi. Të shkurtosh pensionet dhe rrogat vetëm një qeveri që i urren pafundësisht njerëzit mund ta bëjë. Paratë e koncesioneve, të tenderave sekrete të letres higjenike, djegies së plehrave e dhjetra si këto nuk ndalen ndërsa rroga e pensionet qenkan plaçka për tu shqyer nga qeveria. Edhe nëse nuk e bëjnë deri në fund në praktikë, fytyren e vertetë e nxorën në shesh.

Tani edhe mbështetesve më të mëdhenj të kësaj qeverie në publik e media do t’ju skuqet faqja nëse vazhdojnë ta mbështesin më atë. Fundi i paralajmëruar i komedisë: Del kryeipacipi i qeverisë dhe bubullon e thotë kurrë nuk preken paga e pensione. Sharlatanizmi propagandistik është rrugedalja e vetme e horrave antipopull.

Anila Denaj, ministre e Financave:

Propozimet për politika ose masa në kuadër të COVID 19 janë e drejtë e çdo deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Qeveria Shqiptare ka shprehur tashmë vullnetin për të kontribuar përmes pagave, duke sensibilizuar dhe aktivizuar edhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve në Republikën e Shqipërisë, si Presidenti, Deputët në Parlamentin e Shqipërisë, drejtues dhe jo vetëm të institcuioneve të tjera në Shqipëri. Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në situatën aktuale, por edhe më herët gjatë situatës së Termetit të Nëntorit.

Shkurtimet në Buxhetin e Shtetit mund të burojnë nga një sërë shpenzimesh, si ato operacionale, që burojnë nga përdorimi më efektiv dhe I reduktuar I utiliteteve, ashtu edhe ato të lidhura me projektet prioritare ose ofrimin e shërbimeve përmes kontratave koncensionare dhe PPP. Të gjithë këto elementë tashmë janë prekur në dy Akte Normative gjatë vitit 2020 dhe do të mbeten burimi kryesor në shkurtimet e shpenzimeve.

Reduktimi i Pagave të Punonjësve të Administratës nuk është nevojë për Buxhetin e Shtetit aktualisht, I cili I ka siguruar burimet e nevojshme për financimin e paketave brenda financave publike të vendit. Nëse në rishikimin e ardhshëm të Buxhetit të Shtetit do të shihet e nevojshme, me kujdesin maksimal Ministria e Financave mund të shqyrtojë propozime dhe të hartojë përllogaritjet e nevojshme. Megjithatë më tepër se sa shkurtimi I të ardhurave, sic edhe Kryeministri e ka anoncuar, po vlerësojmë hapjen e ekonomise, ridimensionimin e marrdhenieve dhe rritjen e mundesise per te orientuar punesim ne sektore te rendesishem dhe të gjithë së bashku te mund te dalim nga kjo situate me deme te cilat te jene sa me te kontrolluara. Ne cdo rast nje riorganizim i marrëdhënies se punës online dhe asaj fizike, me synimin e hartimit të një platforme që mund t’I shërbejë si sektorit privat ashtu edhe Administratës Publike eshte duke u menduar pasi kjo beteje mund te jete ne vijim nje sfide per te gjithe ekonomite.

Nard Ndoka, kryetar i PDK:

Nuk besoj se kërkesa e Ilir Beqjes është rastesi, apo mendim personal. Ai shquhet si personazh, që Rama e ka perdorur vazhdimisht, kur ishte ministër për të kanalizuar buxhetin e MSH, tek miqtë e tij nëpërmjet koncensioneve korruptive. Sot po e keqpërdor serish, pasi një personazh, duke testuar dhe provokuar opinion poblik, se deri ku mund të mbajë ky popull ku përveç cënimit të lirisë, sot propozon të prekë pagat dhe pensionet e tyre më të ultat në rajon. Pra, Beqja nuk është budallai, por sherrbudalli i nxitur nga Rama. Regjizori i kësaj maskarade është Edi Rama, skenarist është Arben Ahmetaj, aktori me rol negativ është zgjedhur Ilir Beqja! Film i prodhuar e montuar në “Kinostudio Rilindja”me metrazh të shkurtër.

Fatmir Mediu, kryetar i PR:

Kjo është një qeveri që do vetëm të marrë. I trajton taksat si pronën e vet. Ky është momenti që duhet të ketë stimulim financiar. Qeveria duhet të rishof buxhetin, investimet dhe shpenzimet. Rinegocim të kontratave dhe koncesioneve abuzive apo ato që nuk kanë efekt në rritjen ekonomike

Agron Duka, kryetar i PAA:

Nëse qeveria e cilëson këtë pandemi luftë, sikurse artikulon vazhdimisht, duhet të mësojnë se luftrat janë financuar nëpërmjet borxhit. Pra huasë së brendshme apo ndërkombëtare. Nuk është ky momenti për të ndrydhur edhe më shumë konsumin e brendshëm dhe për të vështirësuar jetën e qytetarëve. Nëse duhet të ketë shkurtime, të fillohet nga ato të panevojshme me të cilat është mbushur buxheti i shtetit, jo nga pensionet dhe pagat. Do të ishte e udhës që të ndërpriteshin koncesionet, të cilat po rëndojnë buxhetin në këtë moment, por që kanë efekte negative ekonomike për të paktën 1 dekadë. Është koha për mirëadministrim të buxhetit të shtetit, jo për të rënduar edhe më shumë gjendjen e rëndë sociale dhe ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME