Premier League po vlerëson që të rinisë sezonin më 8 qershor, natyrisht me dyer të mbyllura, dhe ta përfundojë atë më 27 korrik, gati një javë më herët sesa dead-line që ka përcaktuar UEFA. Ky është plani i projektit “Restart”, për të cilin po punojnë krerët e sportit dhe të qeverisë britanike.
Sezoni në Premier u ndërpre më 13 mars. Liverpuli shpreson në mënyrë që të vijojë rrugëtimin drejt titullit kampion që u mundon prej tre dekadash. Sipas projektit fillestar në stadium nuk do të lejohen më shumë sesa 400 persona. Sa i takon sezonit të ardhshëm, ai pritet të nisë më 22 gusht.