Categories Lajme

Prokurori i çështjeve të nxehta që u çua në Pogradec, si nisi përplasja Hajdarmataj-Marku

Prokurori Besim Hajradmataj mori drejtimin e Krimeve të Rënda, pas një peridhe të gjatë si prokuror, në vitin 2016. I emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, Hajdarmataj udhëhoqi një sërë çështjesh të nxehta, mes tyre atë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik droge dhe lidhje me grupin kriminal të Habilajve.

Hajdarmataj ishte prokuroi që firmosi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Por me ardhjen e Arta Markut në krye të Prokurorisë, Hajdarmataj u shkarkua nga drejtimi i Prokurorisë Krimeve të Rënda. Në vend të tij u komandua prokurorja Donika Prela.

Rrokada në Krimet e Rënda u njoftua nga ana e Prokurorisë si e nevojshme për hetime më të shpejta dhe më të efektshme.

“Ndjekja penale e krimit dhe korrupsionit mbetet prioriteti më i lartë për Kryeprokuroren Marku”, thuhej në njoftimin zyrtar të prokurorisë.

Në atë kohë opozita shigjetoi Prokuroren e Përgjithshme dhe mazhorancën se po vendos njerëzit e saj në pozicione kyçe të organit të akuzës për të mbyllur dosjet që bënin me “dhimbje koke” kryeministrin.

Përplasja për dosjen “Shullazi” dhe padia ndaj Arta Markut

Dosja “Shullazi” do të shpërfaqte hapur kaosin që ishte krijuar tek Krimet e Rënda. Prokurorët refuzuan hedhjen e shortit për të gjykuar këtë çështje pas largimit të Elisabeta Imerajt, që u emërua drejtuese e prokurorisë në Tiranë dhe Eneid Nakucit me pretendimin se ishte i sëmurë.

Në atë kohë u raportua se tek Krimet e Rënda kishte pasur dhe konflikt mes prokurorëve të cilët ishin rebeluar ndaj Donika Prelës pasi ata kishin konsideruar se zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi ishte i paligjshëm.

Pretendimi i i prokurorit Nakuçi se ishte i sëmurë bëri që të lindin dyshime se ai ishte kërcënuar, madje në një intervistë për “Fax News” gazetari Basir Çollaku deklaronte se ai ishte kërcënuar nga një emër i njohur i botës së krimit.

Kjo situatë solli edhe penalizimin për prokurorët refuzues, ndaj të cilëve, për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, ka nisur një hetim disiplinor, ndërsa Besim Hajdarmataj, Sonila Muhametaj dhe Olsian Çela u transferuan në rrethe.

Për prokurorët kërkesa e Arta Markut ishte e paligjshme pasi Elisabeta Imeraj nuk kishte dhënë dorëheqje nga dosja “Shullazi”. Nga ana tjetër Arta Marku e lexoi qëndrimin e tyre si frikë nga përballja me krimin dhe korrupsionin.

Në fund ngërçi u zgjidh nga Prokuroria duke caktuar dhe trupën e prokurorëve që do të jepnin pretencën për “Shullazin”. Grupi i prokurorëve do të përbëhej nga Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani, të cilët kërkuan 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës.

Por duket se dy nga 10 prokurorët që u ndëshkuan nga Marku, kanë vendosur të padisin Kryeprokuroren e Përkohshme e Përgjithshme.

Prokurorët Besim Hajdarmataj (Ish-drejtues i Krimeve të Rënda) dhe Sonila Muhametaj kanë paditur në gjykatën Administrative kryeprokuroren pas vendimit për transferimet në rrethe. Ata kërkojnë që të shfuqizohet vendimi për transferimin e tyre, pasi nuk ka bazë ligjore dhe se është marrë në kundërshtim me ligjin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME