Categories Lajme

Prokuroria e Elbasanit çon për gjykim dosjen e 6 të arrestuarve: 50 euro shitej me 1800 lekë

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në Gjykatë për 7 personat e arrestuar në Prill të vitit 2021 për falsifikim parash. ABC ka siguruar dosjen e Prokurorisë ku kërkohet nga 6 vite burg për të pandehurit, Klinton Boriçi, Jurgen Hoxhën, David Kullaun, Fiqiri Koçin, Nikolla Leshanakun. Secili prej tyre kërkohet që të vuaj një dënim prej 6 vitesh por nëse Gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë ata do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar, uljen e 1/3 të dënimit.

Ndërkohë për të pandehurin Andi Lamani është kërkuar 9 vite burg në total. 6 vite janë kërkuar për “falsifikimin e parave” ndërsa 3 vite të tjera për dhënien ndihmë të paligjshëm për kalimin e kufijve. Edhe Adi Lamani do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Për sa i përket të pandehurit Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan, çështja është veçuar.

Si ndodhi arrestimi

Operacioni u organizuar më 20 prill të 2021, ku 7 persona ranë në prangat e policisë së Elbasanit për shkak se akuzoheshin për falsifikim parash. NË atë kohë u arrestuan 7 persona pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar duke finalizuar operacionin e koduar “Ëorld Coins”. Të arrestuarit janë Andi Lamani, 29 vjeç, banues në Fier; Jurgen Hoxhaj, 26 vjeç, banues në Tiranë; Fiqiri Koçi, 31 vjeç, banues në Kavajë; Kliton Boriçi, 26 vjeç, banues në Elbasan; David Kullau, 48 vjeç, banues në Elbasan dhe Mikel Mukja, 34 vjeç, banues në Elbasan. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë Nikolla Lleshanaku, banues në Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME