Categories Lajme

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencë për grupin e Laert Haxhiut

Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencë për dosjen e grupit të Laert Haxhiut.

Laert Haxhiu u fundos përfundimisht pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani, i cili rrëfeu përfshirjen e të dyve, por edhe një grupi të madh personash në 16 ngjarje kriminale, mes të cilave 4 vrasje në Shqipëri dhe 2 të tjera në Greqi.

Artan Tafani dha detaje të vrasjeve që kishin mbetur të pazbardhura nga autoritetet, por ajo që tronditi më shumë ishte planifikimi i Haxhiut për të vrarë persona të drejtësisë. Në mesin e tyre ishte prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, dhe ajo e Lushnjës, Merita Selimi, për të cilat me urgjencë të madhe u mor vendimi për mbrojtjen e tyre. Në muajin korrik Haxhiut iu provua edhe autorësia e një tjetër vrasje, ajo e Besnik Hidës, i afërm i Zamir Latifit, njërit prej viktimave të masakrës së Lushnjës në 2017-ën.

Për këtë të fundit Haxhiu po gjykohet në Gjykatën e Posaçme, ndërsa me burgim të përjetshëm janë dënuar më herët bashkëpunëtorët Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Laert Haxhiu do të ekstradohet në drejtim të Tiranës, pasi, dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Janinës në Greqi pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare për kthimin e tij në Shqipëri, i kërkuar për dënimin me 18 vite burg për një ngjarje të ndodhur vite më parë, por edhe të dhjetëra ngjarjeve të tjera kriminale të zbardhura në 3 muajt e fundit. 31-vjeçari lushnjar ka edhe një mundësi të fundit në shtetit helen për të kundërshtuar vendimin e ekstradimit, edhe pse lejimi është vendimi i Apelit të Janinës është i formës së prerë.

Në vijim pritet që Haxhiu dhe mbrojtësit e tij ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Lartë greke, e cila jep vulën përfundimtare të fatit të ekstradimit të tij. Më herët, një gjykatë e shkallës së parë në Janinë kishte refuzuar ekstradimin e tij për në Shqipëri, megjithatë, dërgimi i dokumentacioneve shtesë nga vendi ynë ka arritur të bind togat e zeza greke për të ndryshuar vendimin nga apeli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME