Ambasada e Turqisë në Tiranë ka dërguar tre nota verbale pranë prokurorisë së Lezhës në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fund të gushtit ku një jaht i braktisur u gjet në brigjet e Shëngjinit.Ambasada turke i kërkon prokurorisë së Lezhës që jahti të lirohet dhe ti kthehet pronarit.Burime pranë prokurorisë së Lezhës bëjnë me dije se jahti është bllokuar për shkaqe hetimore dhe nuk do të lirohet deri në përfundimin e hetimeve.
Pak kohë më parë ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yoruk në një intervistë për Fax News lidhur me ngjarjen tha se e pista e dyshimit deri më tani është që kapiteni i jahtit është zhdukur ose ka rënë në ujë që në Mal të Zi.