Categories Lajme

Prokuroria firmos urdhër arr.estin për Agim Kajmakun, i zgjedhuri i Ramës për Bashkinë e Vorës

Prokuroria ka firmosur urdhër arrestin për Agim Kajmakun, i cili mori mandatin për drejtimin e Bashkisë së Vorës, pasi u përzgjidh nga kryeministri Edi Rama.  Pas emërimit të tij në krye të Bashkisë, Partia Demokratike denoncoi Kajmakun, se kishte qenë nën hetim penal nga shteti grek, për falsifikim të kartmonedhave, duke përdorur emrin Jorgo Toto, por nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria ka konfirmuar se subjekti Agim Kajmaku, ka pasur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi dhe se ndaj tij kishte një proces gjyqësor penal në zhvillim. Kjo, sepse ai është arrestuar, – shprehet prokuroria, në flagrancë dhe ka dalë para gjykatës greke ku është bërë e ditur e gjithë procedura që do të ndiqej ndaj tij. Agim Kajmakut iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mësohet se Policia e Shtetit ka vajtur ditën e sotme në banesën e Agim Kajmakut, por nuk e ka gjetur atë.

Kujtojmë se Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë socialist që rrëzohet nga ligji i dekriminalizimit, në votimet e fundit lokale që u zhvilluan vetëm me pjesëmarrjen e Partisë Socialiste. Kryebashkiaku i parë që u largua ishte Valdrin Pjetri në Shkodër, i cili refuzoi marrjen e detyrës, pasi Partia Demokratike publikoi dokumenta lidhur me të shkurën e tij kriminale në shtetin italian.

Partia Socialiste nuk gjen paqe dhe në rradhët e saj zbulohen kandidatë me të shkuar kriminale edhe kur në zgjedhje merr pjesë vetëm kjo parti.
Përfshirja e personave me të shkuar kriminale ka qenë një shqetësim i madh që opozita ka ngritur dhe një prej arsyeve përse partitë opozitare, refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME