Categories Lajme

Prokuroria “gropos” skandalin DH Albania. Balliu: Tallje e pafytyrë

Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit të Unazës së Re dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin, përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, mbështetës i banorëve tek Astiri. Përmes një postimi në facebook, ai thotë se: “Prokuroria merret vetëm me një recepsionist. Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli”.

Postimi i plotë

TALLJE E PAFYTYRË ME HETIMET TEK UNAZA E RE U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston. Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë. Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist. Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME