Categories Lajme

Pronarët e mjeteve lundruese: Duhet të ikim në punë se kemi kredi. Efektivi i Kufirit: Do iu kontrollojnë dokumentet e do dilni në lundrim

Pas protestës së pronarëve të mjeteve lundruese, një efektiv i policisë kufitare duke i thënë se do vijnë përfaqësues të lartë të policisë kufitare në vendqëndrimin e porteve dhe do t’i lejojnë mjetet lundruese që pas kontrolleve të dokumentacionit të dalin në det. Më pas i sqaron dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet ti shkelin.

“Do kini parasysh zbatimin e rregullave të lundrimit. Kush është me licensë, edhe ata për familjarë, duhet t’ia jepni qytetarit që ta kontrollojë policia. Në rast se ka 1 person mbi kapacitetin e mjetit, mjeti do bllokohet. Do keni paraysysh hyrjen dhe daljen në korridore. Jeni dëshmitarë çfarë ndodhi prandaj duhet marrë masa. Ata që nuk i kanë dorëzuar dokumentet, të bëjnë fotokopje se për çerek ore besojnë vijnë ata”, tha efektivi.

Pronarët e mjeteve lundruese në Vlorë kanë dalë në protestë për shkak të bllokimit të lëvizjes pas tragjedisë që ndodhi në plazhin e Potamit, ku gomonia e drejtuar nga Arjan Tase përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Pas ngjarjes së rëndë, Policia Kufitare është në aksion për ndalimin e mjeteve lundruese dhe prej 3 ditësh nuk mund të dalin në det, ndonëse thonë se i kanë të gjithë dokumentacionet. Protestuesit thonë se nuk mund të ndodhë kështu pasi kanë nevojë për të ardhura dhe gjithçka marrin nga sezoni veror, e përdorin për të kaluar vitin. Ata kërkojnë që të gjobiten ose t’i sekuestrohen mjetet në rast se kapen me shkelje.

“Bashkohemi me dhimbjen e familjes që humbi vajzën në atë aksident tragjik që është një tragjedi që të gjithë e kuptojnë por si pasojë e saj na kanë bërë një padrejtësi që po na lë pa bukë. Të gjithë ne jemi dëshmitarë. Na u pat urdhëruar që nuk do dilni në det. Unë disponoj mjete me licensë, kemi dokumente përkatës, na vjen policia kufitare dhe ia paraqesim të gjitha dokumentet e mjeteve, të gjithë faturat e prera, listpagesën. Pa asnjë shkresë zyrtare na thonë s’do ikni në punë.

Ne këto 10 ditë presim për të gjithë shpenzimet e vitit. Në fillim s’kishte asgjë të urdhëruar. Shkova në stacionin e policisë në Triport, i çoj të gjithë dokumentacionin, i mbajti shënim të gjitha, çova dhe pagesat e fiskalizuara e më tha je në rregull, vazhdoni punë. Të nesërmen më ndodhi historia e çuditshme. Me 30 të huaj na ndalojnë mjetet e na thonë kemi urdhër. U kthyem. Të nesërmen ishte krimi ekonomik, Interpoli, kufitarja, të gjithë ne si dele i çuam dokumente dhe këta miqtë pa bërë asnjë kontroll i marrin këta dokumente dhe thonë do verifikohen. Po ne çfarë do bëjmë ndërkohë. Kur do verifikohen, në dhjetor. I thamë gjobë maksimale ose burg nëse e meritojmë”, tha një protestues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Super kyçi qeveritar 400 mijë euro, ora me GPS, në selinë e qeverisë

Nga Basir Çollaku Kyçi qeveritar, ministror apo politikanit shqiptar 400 mijë euro, i paidentifikuar, njëlloj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME