Categories Lajme

PROTESTA/ Berisha dhe Basha përfundojnë në prokurori

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Lajmin e bëjnë të ditur burime për gazetarin Ermal Vija nga prokuroria ndërsa Berisha dhe Basha dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.

Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm. Protesta e djeshme zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.

Pas përplasjeve të së shtunës të dyja palët kanë hedhur akuza të ndërsjella për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe përdorim të dhunës.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat të dielën deklaroi se protesta do të ketë sërish, por shtoi se do të gjykohet në një moment të dytë për kohën kur do të mbahen. Kurse, po të dielën disa minuta më vonë, kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi nga godina e Selisë Blu në të cilën po bëhen pastrime dhe rinovime, që ka ardhur koha që ka gërmadhat të ngrihet një PD e re që do të lërë pas edhe gjurmët e tranzicionit. /abcnews.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME