Categories Lajme

Protesta e Berishës, avokati i popullit: 59 të shoqëruar, 8 prej tyre të mitur, gjendja e të shtruarve në spitale

Avokati i Popullit ka bërë një bilanc të protestës së zhvilluar ditën e djeshme para selisë blu. Në një njoftim për mediat, Avokati i Popullit bën me dije se 59 persona, mes tyre 8 të mitur janë shoqëruar në polici. Po ashtu Avokati i Popullit ka dhënë informacion edhe për numrin dhe gjendjen e të shtruarve në spitale që u lënduan në protestë.

Avokati i Popullit ka bërë një bilanc të protestës së zhvilluar ditën e djeshme para selisë blu.

Në një njoftim Avokati thekson se në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6  dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë.

Ndërkohë sipas verifikimeve, Avokati i Popullit bën me dije se 8 ndër të shoqëruarit ishin të mitur. Për të miturit veprimet kryheshin me përparësi dhe ishin njoftuar familjarët për të qenë të pranishëm në momentin e pyetjes së tyre.

Të gjithë të shoqëruarit u kontaktuan nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit dhe nuk rezultuan prej tyre pretendime për veprime të dhunshme të kryera gjatë shoqërimit apo kohës së mbajtur në komisariate, por ata kishin pretendime se nuk kishin kryer veprime të dhunshme, por ishin shoqëruar vetëm për pjesëmarrje në protestë.

Po ashtu Avokati i Popullit ka dhënë informacion edhe për numrin dhe gjendjen e të shtruarve në spitale që u lënduan në protestë. Mësohet se në Urgjencën e Spitalit “Nënë Tereza” kishin marrë trajtim për 5 persona, ndër të cilët 3 femra dhe një punonjës policie mashkull. Në total në spitalin Ushtarak dhe në QSUT sipas Avokatit kanë marrë shërbim në total 7 persona

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME