Categories Lajme

Protesta e fundit për rrugën e Lumit të Vlorës, banorët: S’do dalë bitum nga Selenica!

Banorët e Selenicës protestuan kundër devijimit të projektit të lotit të 4 të Lumit të Vlorës i cili shihej si shpresë për bashkinë me rreth 30 mijë banorë. Ata i janë drejtuar me një peticion krerëve të shtetit dhe paralajmëruan se do të bojkotojnë zgjedhjet në rast se nuk ndërtohet rruga e premtuar. Për të dytën herë brenda pak ditësh, banorët e Selenicës kanë dalë në protestë për anulimin e lotit të katërt të rrugës së lumit të Vlorës.

Banorët paralajmëruan se kjo është protesta e fundit paqësore, pasi në atë të radhës do të bllokojnë rrugën e qytetit në mënyrë të tillë që bitumi, pasuria e Selenicës të mos dalë nga qyteti. E ndërsa jemi në vit zgjedhor, ata kërcënojnë dhe me bojkot të procesit elektoral. Sipas tyre nga autoritetet qeveritare nuk ka asnjë REAGIM ndërsa i vetmi që i ka pritur dhe është angazhuar për zgjidhjen e problemet të tyre ka qenë presidenti Meta.

Kujtojmë se loti i katërt i rrugës së Vlorës në projektin fillestar të saj parashikohej të kalonte nga Ura e Peshkëpisë në Selenicë dhe më pas lidhej me autostradën Levan-Tepelenë, ndërsa ky projekt tashmë kërkohet të devijohet për të kaluar nga Ura e Peshkëpisë në Kuç dhe më pas lidhet me autostradën Levan Tepelenë, duke anashkaluar Selenicën. Në këtë mënyrë Selenica mbetet pa rrugë pasi edhe aksi rrugor aktual është lënë në më shumë se 20 vite në harresë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME