Categories Lajme

Protesta e punonjësve në Rinas, asnjë rezultat nga biseda me Ballukun

Vizita e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit, për shkak të protestës së punonjësve ishte pa rezultat. Ministrja nuk arriti që t’i bindë punonjësit e “Albcontrol”, e cila është një shoqëri shtetërore në funksion të aeroportit, që t’i rikthehen punës.

Punonjësit kanë dalë në protestë për shkak se janë paguar vetëm 72% të pagave, ndërsa kërkojnë respektimin e kodit të punës, kushte që zbatoheshin edhe para pandemisë.

Sipas informacioneve, ata do të vijojnë edhe me lëvizje të tjera duke bllokuar edhe trafikun ajror. Protesta e punonjësve të Aeroportit të Rinasit ka sjellë ndërprerjen e punës nga ora 9.23 deri në orën 09.55.

Dy fluturime janë prekur nga kjo, “Aegean Airline” me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të jetë me 40 minuta vonesë. “Aegean Airline” është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe “Aegean” pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

Mësohet se pasi qëndroi për 30 minuta në ajër në hapësirën ajrore të Shqipërisë, avioni i nisur nga Athina u kthye sërish në aeroportin grek dhe zbriti të gjithë pasagjerët, pasi ulja në Rinas dështoi. Shkak është bërë greva kontrollorëve dhe stafit të AlbControl, prej ditës së djeshme.

Mirëpo, nga drejtuesit e AlbControl është marrë vendimi që avioni i kompanisë greke të niset përsëri pasi do t’i mundësohet ulja në pistën e Rinasit. Por, ky vendim vlen vetëm për këtë avion duke qenë se ai mbërriti mëngjesin e sotëm në Tiranë por nuk mundi të ulej. Pas njoftimit, të gjithë pasagjerët e avionit të “Aegean Airline” janë nisur sërish drejt Tiranës.

Njoftim nga Aeroporti Nënë Tereza Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror. Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar normalisht në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME