Në Himarë po mbahet protesta kundër arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Belerit.
Në thirrjet e tyre protestuesit janë shprehur se qëndrimi i Belerit në burg është i padrejtë ndaj dhe duhet të lirohet menjëherë.
Edhe mediat greke po e ndjekin me shumë interes protestën ku në shkrimin e Protothema bëhet me dije se pala shqiptare ka tentuar të pengojë protestën për Belerin.
Sipas Protothema një punonjës policie që kishte një copë letër në duar u tha organizatorëve se “tubimi është i ndaluar për arsye sigurie. Ju nuk e keni marrë dokumentin sepse nuk ju është dërguar zyrtarisht”.
Media greke ‘SKY’, në një artikull shkruan se policia shqiptare ka tentuar të anulojë protestën për Fredi Belerin. Sipas tyre, policia shqiptare ka tentuar të anulojë protestën si të paligjshme. Sky shkruan se ka një arsye madhore për të protestuar, pasi Belerit i skadon afati i betimit.
Në protestë po merr pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakojanis.
