Categories Politike

Protestë më 11 Shkurt/ Berisha jep porositë për grupin parlamentar: Nuk duhet dështim!

Një ditë pasi njoftoi protestë kombëtare më 11 shkurt përpara Kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha i ka dhënë porosi grupit parlamentar se kanë detyrë që të sqarojnë qytetarët pse është jetik ajo që opozita e quan “revolucion”.

“Rrethanat janë të tilla. O sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik lëvizje të qëndrueshme të fuqishme deri në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Rama kalbësirë që kundërmon çdo ditë. Turp, turp për çdo shqiptar, është një kalbësirë, që kundërmon vjedhje për çdo shqiptar. Ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një debat e dialog intensiv me zgjedhësit tanë, tu qartësojmë gjithçka.

Pse është jetike kjo betejë, do e dorëzojmë ne? Kurrë! Ky revolucion nuk mund të dështojë kurrë, ky do njohë vetëm fitore, duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri”, theksoi Berisha. Sali Berisha: Dje deputeti Gaz Bardhi dërgoi padi, përgjigja ishte na sill aktpadinë. Nuk mjaftojnë për SPAK gjithë moria e të dhënave të shtypit botëror e shqiptar, por duhet të gjejë Gaz Bardhi akt padinë që ta lexojë SKAP i partisë.

Drejtësia duhet të fliste me forcën më të madhe, por drejtësia është pjesë e kësaj dosje pasi Mc Gonigal drekonte e darkonte jo vetëm me politikanë të inkriminuar si Taulant Balla etj por me gjykatës e krerët e drejtësisë me prokurorë, merrej dhe me veting ku të donte Edi Rama. A përfundoi me këto përpjekja kriminale e Edi Ramës për asgjësimin e opozitës? Një duhet tu them, Rama nuk njeh asnjë normë, njeh vetëm një parim, kësaj here duhet të trembet shumë. Duhet të trembet shumë nga shqiptarët, sepse ai vazhdon qëndrimin e tij kriminal për asgjësimin e pluralizmit e opozitës në Shqipëri.

Ai beson se do tja dalë, me produktet e krijuara me McGonigal. E jo vetëm me të. Rrethanat janë të tilla. O sot o kurrë, duhet të ngrihemi në një revolucion demokratik lëvizje të qëndrueshme të fuqishme deri në largimin e këtij regjimi nga pushteti. Rama kalbësirë që kundërmon çdo ditë. Turp, turp për çdo shqiptar, është një kalbësirë, që kundërmon vjedhje për çdo shqiptar.

Ne si grup parlamentar kemi detyrë të madhe, së pari në një debat e dialog intensiv me zgjedhësit tanë, tu qartësojmë gjithçka. Pse është jetike kjo betejë, do e dorëzojmë ne? Kurrë! Ky revolucion nuk mund të dështojë kurrë, ky do njohë vetëm fitore, duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga ky njeri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME